Shkup, 1 nëntor – Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut përfunduan, por që situata e krijuar pas tyre ka ngritur shumë dilema dhe paqartësi rreth të ardhmes politike të vendit tonë, pasi dorheqja e Kryeministrit të vendit, pashmagshmërishtt do ta fus vendin në një krizë të re politke, e cila mund të rëndoj edhe më shumë sitautën e vështirë pandemkemike dhe ekonomike që po kalon shteti ynë.
Gjatë historisë shtete dhe shoqërit demokratike kanë kaluar nëpër sfida dhe kriza të ndryshme, e në shumë prej tyre zgjedhjet janë parë si një indikator i rëndësishmë për të tjekaluar problemmatikat dhe në të njejtën kohë për ta rikthyer paqen dhe stabilitetin e brendshëm, e që fatmirsisht në shumë prej tyre është arritur ky qëllim, pasi ato kanë produar qetësi dhe dialog për një periudhë të gjatë, shkruan Zhurnal.
Duhet që të jemi realist që jo çdo herë zgjedhjet kanë arritur që të prodhojnë rezultate pozitive, e që fatkeqësisht ndonjëherë ata kanë shkaktuar kundë-efekt, pasi kanë komplikuar shumë më shumë situatatën se sa e kanë zgjidhur, e kjo ka arritur që të gjeneroj efekte tjera negative duke trazuar dhe desabilizuar shtete dhe shoqëritë.
Një rast i ngjajshëm ka ndodhur edhe në Maqedoninë e Veriut, në të cilin zgjedhjet lokale prodhuar një rezultat jo pak befasues, por që në të njejtën kohë e gjithë kjo ndikoi që situata politke edhe ashtu e brishtë në vendin tonë të komplikohet edhe më shumë, e që e gjithë kjo po paralajmron një krizë të pa shmangshmë politike, e që e gjithë kjo do të shkaktoj një polarizim të ri në vendin tonë, por që tan efektet e saj do të jenë shumë më të fuiqshme, duke marrë parasysh gjendjen e vështir pandemike dhe ekonomike që po kalojmë.
Që Maqedonia e Veriut nuk kishte një stabilitet politik, kjo u pa menjëherë pas zyrtarizimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 17 korrikt të vitit 2020, ku dallimi mes parisë së parë dhe të dyët maqedonase ishte vetëm 2 deputet, ndërsa mes pozitës dhe opozitës shqiptare ishte vetëm 3 deputet. Shumica e re parlamentare u krijua me vetëm 62 deputet, që ishte një më shumë se sa numri i nevojshëm, por që kjo paralajmroi se ekzekutivi do të jetë shumë i brisht, e që rreziku për rënien e saj do të jetë i pranishëm çdo herë. Për ta zgjidhur këtë situatë, partitë e pozitës deklaronin rregullisht se do ta zgjerojnë qeverinë me parti të opozitës, por që një gjë e tillë nuk ndodhi për më shumë se 1 vit. Gjithashtu edhe opozita deklaronte se ajo disponon numrat për krijimin e një shumice të re, por që të njejtën do ta bëjë në kohën e duhur, e që këto qëndrimie po polarizonin skenën politike në Maqedoinë e Veriut.
Zgjedhjet lokale do të prodhonin një situatë të atillë e cila do të trondisë themelet e ekzekutivit dhe do të ndyshoj ngjyrimin politik të pjesës më të madhe të komunave të vendit, e që këto janë paralajmrim edhe për rezultatin që do të arrijnë prtitë politike në zgjedhjet parlamentar kur ato do të mbahen, shkruan Zhurnal.
Rauni i parë prodhoi një rezultat befasues, pasi parti nëpushtet po shënonte humbje të thellë ndaj partisë opozitare, e që në këtë situatë, kryeministri i vendit paralajmroi, se në qoftë se në raundin e dytë do të përsëritet e njeta atëherë ai do të jepte dorheqja nga pozita e të parit të ekzekutivit. Kjo mund të ketë qenë nje strategji për ti “motivuar” përkrahësit e partis së ti jqë të punojnë më shumë, por në të njejtën kohë kjo po paralajmronte edhe për një krizë të re politke në vendin tonë, e cila po dukej në horizont.
Çka na premtone ardhmja pas-zgjedhore në Maqedoninë e Veriut?
E ardhmja pas zgjedhejve në Maqedoninë e Veriut, me shumë gjasë do ta prodhoj vetëm një gjë, për të cilën ajo është e njohur, pra një krizë të re politike, por që në të njejtën kohë kjo do të ndikojë në rritjene polarizimieve shoqërore në vendin tonë, e që imapktet e saj do të jenë shumë të fuqishme për jetën politike, ekonomike dhe sociale në vendin tonë.
Raundi i dytë, jo vetëm që nuk prodhoi ndonjë rezultat më të mir për LSDM-në dhe Zoran Zaevin, por që hendeku me kundërshtarin e saj u rrit edhe më shumë,e që ky dështim detyroi atë që mbrëmë të deklaronte se ai do të dorhiqet nga kreu i egzekutivit, ne këtë mënyrë do të bie edhe qeveria, e kjo do ta kthente situatën në pikën 0 ku është e nevojshme krijimi i një shumice të re, e nëse e nejta dështon atëher zgjedhjet e parakoshme janë të pashmangshme, vetëm 1 vit pasi u mbajtën të njejtat.
Kryeministri në dorheqje deklaroi se ndonëse ai nuk do të jetë në krye të ekzekutivit, por që partia e tij do të vazhdoj që të qeverisë me vendin, por që kjo duket si një mision shumë i vështirë, e kjo mund të gjeneroj një krizë të re apo edhe një ngërç politik, pasi sigurimi i votave të mjaftueshme për ta formuar shumicën e re duket shumë e vështirë, e gjithë kjo vie si pasojë e rezultateve në terren, pasi LSDM në bazë të votave ajo ka humbur legjitimitetin për të udhëhequr me ekzekutivin, shkruan Zhurnal.
Në të njejtën kohë opozita paralajmroi se ajo ka numrat për krijimin e një shumice të re, por se a do të formohet ajo për ta çuar deri në fund mandatin e këti legjislativi, apo do të shkohet në zgjedhje të reja kjo pritet që të bëhet më e qartë në ditët në vijim. Partië politke në vendi tonë janë në garë me kohën për të siguruar numrin e mjaftueshëm të deputetëve më të cilët do të krijohet shumica e re, por që këto manovra politike do të kenë efekt të fuqishëm negativ për Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.
Një çështje që mund të komplikohet nga kriza e krijuar politike ka të bëjë me vazhdimin e negociatave për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, pasi në rast se negociatat shtyhen apo prolongohen për nje kohë të pa caktuar, atëherë ne do të humbim përsëri shancin për marrjen e dritës jeshile për fillimin e negociatave me BE-në në samitin e dhejtorit, e kjo mund të prodhojë destabilitet të brendshëm.
Krijimi i një krize politke në një situatë të tillë ku qytetarët çdo dit po përballen me pandeminë, rritjen e çmimeve, krizën energjetike, kontesti i pa zgjidhur me Bullgarinë, të gjithë këto janë sinjale të qarta se kriza për Maqedoninë e Veriut pritet që të fillojë që nga dita e sotme, por që fundi i saj nuk dihet.///Zhurnal.mk