• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Erdogan nuk shkon në samitin e klimës “për çështje sigurie”

usrargument by usrargument
01/11/2021
in Bota
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të hënën (1 nëntor) se ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën për klimën në Glasgou të Skocisë për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me protokollin e sigurisë.

Ai nuk dha më shumë detaje, por deklaroi para gazetarëve në bordin e aeroplanit të tij se organizatorët e samitit nuk kishin arritur të adresonin shqetësimet që delegacioni i tij kishte pasur për çështje të sigurisë.

“Kërkesat tona nuk u plotësuan prandaj ne hoqëm dorë nga pjesëmarrja. Nuk ishte vetëm çështje e sigurisë por edhe reputacionit të vendit tonë”, citohet të ketë thënë Erdogan, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.Mediumi me bazë në Londër, Middle East Eye, ka cituar zyrtarët turq të kenë thënë se organizatorët kishin kufizuar numrin e pjesëmarrësve nga Turqia.

Organizatorët nuk e kanë komentuar këtë çështje, raporton AFP.

Konferenca për Klimën në Glasgou ka nisur më 31 tetor dhe vazhdon deri më 12 nëntor. Shkencëtarët kanë thënë se mbajtja e temperaturës mesatare globale nën 1.5 gradë Celsius do të shmangë ndikimin më të keq klimatik.

Parlamenti i Turqisë këtë vit ratifikoi marrëveshjen e Parisit për klimën e cila shërben si bazë për vendet që po bëjnë përpjekje për të frenuar ngrohjen globale.

Erdogan ka theksuar shqetësimin e tij për çështjet mjedisore përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen brenda dy viteve të ardhshmRaportet mes Turqisë dhe vendeve perëndimore janë përkeqësuar në shumë drejtime.

Erdogan muajin e kaluar kërcënoi se do të dëbonte 10 ambasadorë perëndimorë për deklaratën e tyre të përbashkët në mbështetje të një lideri të burgosur të shoqërisë civile. Pastaj, Erdogan hoqi dorë nga kërcënimi i tij pasi ambasadat lëshuan deklarata publike duke thënë se nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të Turqisë.

Blerja e sistemeve ruse të mbrojtjes nga ana e Turqisë gjithashtu ka tensionuar raportet e këtij vendi me aleatët e NATO-s, në veçanti me Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një takimi të zhvilluar më 31 tetor në Romë të Italisë, presidenti amerikan, Joe Biden i ka thënë Erdoganit se të dyja vendet duhet të shmangin krizat./rel

Previous Post

Ali Ahmeti: Kisha bisedë tensionuese me Zaevin, nuk pajtohem me dorëheqjen e tij

Next Post

Fillon rikonstruimi i infrastrukturës nëntokësore në rrugën Strumiçka në Çair me vlerë 4,6 milion denarë

usrargument

usrargument

Next Post
Fillon rikonstruimi i infrastrukturës nëntokësore në rrugën Strumiçka në Çair me vlerë 4,6 milion denarë

Fillon rikonstruimi i infrastrukturës nëntokësore në rrugën Strumiçka në Çair me vlerë 4,6 milion denarë

Stay Connected test

Recent News

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

25/05/2022
Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

25/05/2022
Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

25/05/2022

KSI përgatitet për lijën e majmunëve, kërkon blerjen e testeve dhe trajtimeve

25/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort