Shkup, 6 nëntor – Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin bullgar ndaj Maqedonisë. Qëndrimi i Sofjes nuk varet nga ndryshimi i qeverisë në fqinjin tonë jugperëndimor, tha eurodeputeti Andrej Kovaçev për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES.
Ai theksoi se qëndrimi i Bullgarisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në nuk varet nga ndryshimi i qeverisë në Shkup.
Kovaçev thotë se po ndjek nga afër proceset politike që po ndodhin në Maqedoni.
Ai paralajmëroi kreun e opozitës Mickoski se veprimet e tij devijojnë më tej perspektivën evropiane të Shkupit.
“Jemi dëshmitarë të deklaratave të Mickoskit, i cili së fundi deklaroi se nëse bëhet kryeministër do ta dënojë Marrëveshjen me Bullgarinë. Kjo në asnjë mënyrë nuk e mbështet anëtarësimin evropian të RMV-së. Po ashtu jemi duke vëzhguar qytete të veçanta në Maqedoni, ku shumica e VMRO-DPMNE-së vendosi të kthejë emrin Republika e Maqedonisë, që nga ana tjetër sjell probleme me Marrëveshjen e Prespës dhe nervozizëm te grekët”, tha Kovaçev