• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kosovë

Eurodeputetja: Kosova dhe Republika Srpska nuk duhet të krahasohen në asnjë mënyrë

usrargument by usrargument
08/11/2021
in Kosovë
0
Eurodeputetja: Kosova dhe Republika Srpska nuk duhet të krahasohen në asnjë mënyrë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon tha se Kosova dhe Republika Srpska nuk duhet të krahasohen apo të lidhen në asnjë mënyrë.E pyetur për të komentuar deklaratat e zyrtarëve të caktuar në rajon që e krahasojnë Kosovën dhe Republika Srpskan, von Cramon i tha Al Jazeeras se këto janë çështje të veçanta dhe se BE-ja merret veçmas me Bosnjë e Hercegovinën dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan N1.

“Nuk dua të spekuloj se entiteti boshnjak i Republika Srpskas duhet të jetë monedhë për koncesionin e Serbisë ndaj Kosovës. Ne kemi nevojë që këto vende t’i drejtohen demokratizimit të tyre, zgjidhjes paqësore të çështjeve të brendshme dhe zbatimit të plotë të reformave që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian, e jo drejt krijimit të vazhdueshëm të tensioneve dhe nacionalizmit”, tha von Cramon.Ajo deklaroi se Ballkani Perëndimor nuk është vend më i mirë sot dhe as më afër Bashkimit Evropian, pavarësisht përpjekjeve të Brukselit “për ta sjellë atë rajon në klubin evropian sa më shpejt të jetë e mundur”.“

Kriza aktuale na kujton në Bashkimin Evropian se sa i rëndësishëm është rajoni i Ballkanit Perëndimor për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm evropian. Ka shumë çështje në rajon, por dy janë dialogu strukturor ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe Bosnjë-Hercegovina. Të dyja çështjet kanë tërhequr shumë vëmendje, me krizën e fundit në veri të Kosovës dhe krizën institucionale të vazhdueshme në Bosnjë e Hercegovinë”, tha ajo.

Von Cramon tha se “shumë janë të shqetësuar me të drejtë” pas njoftimit të anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, se ai dëshiron të ndahet nga Bosnja dhe hapat konkretë që ai ndërmori për tërheqjen e këtij entiteti nga korniza institucionale e ndërtuar në BeH.“Është thjesht e papranueshme dhe rrezikon të gjithë përparimin që është bërë në periudhën e pasluftës. Bosnjë e Hercegovina është ende shumë e brishtë, por edhe komplekse, dhe ne po e monitorojmë nga afër situatën atje, duke kërkuar një përgjigje të fortë evropiane, pra sanksione për të gjithë ata që cenojnë sovranitetin e vendit”, deklaroi anëtarja e partisë gjermane të të Gjelbërve në PE.///ekonomiaonline

Previous Post

Nasim Haradinaj thotë se disa në Speciale i kanë duart me gjak

Next Post

Partitë çeke arrijnë marrëveshje për koalicionin qeverisës

usrargument

usrargument

Next Post
Partitë çeke arrijnë marrëveshje për koalicionin qeverisës

Partitë çeke arrijnë marrëveshje për koalicionin qeverisës

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.