• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Ekonomi

EVN Maqedoni është fituese e çmimit për filantropi “OKO”

usrargument by usrargument
04/11/2021
in Ekonomi, Maqedoni
0
EVN Maqedoni është fituese e çmimit për filantropi “OKO”
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

EVN Maqedoni është e para në kategorinë “Filantropi korporative për kompani të mëdha” për vitin 2019

04.11.2021, Shkup: EVN Maqedoni është fituese e çmimit për filantropi “OKO” si më e mira në kategorinë “Filantropi korporative për kompani të mëdha për vitin 2019”. Kompania ka konkurruar në këtë kategori përmes tre projekteve të saj: “EVN Vullnetarizon”, “Elektromobiliteti me EVN” dhe “Duar të zëshme në EVN”.

Duke ndjekur trendet botërore, kjo kompani prej disa vitesh po ndërton në mënyrë aktive infrastrukturën e mbushësve në mbarë vendin përmes projektit “Elektromobiliteti me EVN”, ndërsa me zbatimin e projektit “Duar të zëshme në EVN” përpiqet të ofrojë shërbimin më të lartë për qytetarët me dëgjim të kufizuar. Duke shfrytëzuar interesat, njohuritë dhe gamën e gjerë të aftësive të tyre, punonjësit e EVN-së u përkushtuan në përmirësimin e kushteve të komuniteteve lokale si pjesë e programit të vullnetarizmit korporativ “EVN Vullnetarizon” i cili është ende në vijim.

Organizator i evenimentit është shoqata “HORUS”, ndërsa këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në hapësirat e “M6 Qendra Edukative” në Shkup. Qëllimi i ngjarjes është të stimulojë zhvillimin e filantropisë në vend dhe të njohë kompanitë, shoqatat dhe fondacionet, qytetarët dhe mediat që në planin afatgjatë dhe strategjik ndihmojnë dhe mbështesin zhvillimin e komunitetit.

Çmimet filantropike OKO realizohen në kuadër të projektit SIGN Up for Impact (SUfI) i implementuar nga organizatat anëtare të SIGN – rrjeti rajonal i fondacioneve lokale nga Ballkani Perëndimor, ndërsa i financuar nga Bashkimi Evropian, Fondi Ballkanik për Demokraci, Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar.

Previous Post

Gjermania me shifra rekord të rasteve të reja me Kovid-19

Next Post

Editorial/ Zgjedhjet faktorizuan Lëvizjen Besa dhe “Grupin e Zjarrit”, vendosin për çdo shumicë!

usrargument

usrargument

Next Post

Editorial/ Zgjedhjet faktorizuan Lëvizjen Besa dhe “Grupin e Zjarrit”, vendosin për çdo shumicë!

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.