• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Evropa e mbështet Tajvanin, thotë delegacioni i PE-së

usrargument by usrargument
04/11/2021
in Bota
0
Evropa e mbështet Tajvanin, thotë delegacioni i PE-së
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një delegacion i Parlamentit Evropian (PE) po viziton Tajvanin në kohën kur tensionet mes ishullit dhe Kinës janë në rritje.

Raportohet se kjo është vizita e parë e ligjvënësve evropianë në Taipei.

Delegacioni u udhëheq nga eurodeputeti francez, Raphael Glucksmann, një kritik i zëshëm i Kinës. Ai është në mesin e pesë ligjvënësve të sanksionuar nga Pekini në muajin mars.

Demokracia e Tajvanit është “një pasuri” që duhet mbrojtur, tha Glucksmann, duke premtuar se do të mbështesë rajonin në mosmarrëveshjet me Pekinin.

Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur.

Në vitet e fundit Pekini ka intensifikuar përpjekjet për ta izoluar atë në skenën ndërkombëtare.

Aeroplanët ushtarakë kinezë disa herë gjatë muajve të fundit kanë hyrë në zonën mbrojtëse ajrore të Tajvanit duke ngritur shqetësimet ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara kanë raporte të ngushta me Tajvanin dhe kanë thënë se do të angazhohen për t’i siguruar mbrojtje.

“Ne erdhëm këtu me një mesazh shumë të thjeshtë, shumë të qartë — ju nuk jeni vetëm”, tha ligjëvënësi evropian derisa delegacioni u takua me Presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen.

“Evropa po qëndron me ju në mbrojtje të lirisë dhe mbrojtjes së sundimit të ligjit dhe dinjitetit njerëzor”, tha ai, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të rrisë bashkëpunimin me Tajvanin.

Misioni kinez në Bruksel kishte paralajmëruar më herët se një vizitë në Tajvan nga eurodeputetët do të “dëmtonte interesin e Kinës dhe do të minonte zhvillimin e raporteve Kinë-BE”.

Previous Post

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK

Next Post

Emetimi i karbonit është kthyer në nivelet e para pandemisë, thonë shkencëtarët

usrargument

usrargument

Next Post
Emetimi i karbonit është kthyer në nivelet e para pandemisë, thonë shkencëtarët

Emetimi i karbonit është kthyer në nivelet e para pandemisë, thonë shkencëtarët

Stay Connected test

Recent News

Referendumi për Kornizën e bisedimeve – qëndrim real i qytetarëve apo manipulim etno-politik

06/08/2022
Kohëzgjatja e gjumit tuaj gjatë ditës mund të ketë ‘pasoja negative’, paralajmëron eksperti

Kohëzgjatja e gjumit tuaj gjatë ditës mund të ketë ‘pasoja negative’, paralajmëron eksperti

06/08/2022
Shëroni tensionin e lartë të gjakut me një gotë ujë: Teknika e Japonisë së lashtë është e artë!

Shëroni tensionin e lartë të gjakut me një gotë ujë: Teknika e Japonisë së lashtë është e artë!

06/08/2022
Kanceri, diabeti, anemia, fruthi i keq: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon

Kanceri, diabeti, anemia, fruthi i keq: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon

06/08/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.