Tetovë, 11 nëntor – Në llogaritë e transaksionit të familjeve të viktimave nga zjarri që më 8 shtator të këtij viti ndodhi në spitalin modular në Tetovë, janë derdhur mjete të cilat i siguroi Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë, siç kumtuan nga Kryqi i kuq, është dhënë kontribut modest në zbutjen e pasojave nga tragjedia.
“Me këtë akt human u tregua përgjegjësi e lartë shoqërore dhe kujdes për popullatën në kushte kur më së shumti u nevojitet”, informojnë nga Kryqi i Kuq.