• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Forumi Boao për Azinë, udhëheqësit botërorë thirrje për multilateralizëm

argadmin by argadmin
21/04/2021
in Bota, Kina
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësit botërorë që morën pjesë në Forumin Boao për Azinë (BFA) të martën në Boao, të provincës Hainan në Kinën jugore, bënë thirrje për forcimin e qeverisjes globale dhe bashkëpunimin shumëpalësh për të trajtuar sfidat e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Në takimin e konferencës vjetore, presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm përmes videos, duke u bërë thirrje të gjitha vendeve në Azi dhe më gjerë t’i “përgjigjen thirrjes së kohërave tona, të mposhtin pandeminë përmes solidaritetit, të forcojnë qeverisjen globale dhe të vazhdojnë të ndjekin një bashkësi me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”.

Ndërsa theksoi trazirat e shkaktuara nga “forcat e kombinuara të ndryshimeve dhe pandemisë, të dyja të pashembullta në një shekull”, presidenti Xi theksoi se nuk ka asnjë ndryshim thelbësor në prirjen drejt një bote shumëpolare.

Presidenti Xi paralajmëroi gjithashtu kundër unilateralizmit, “mendësisë së luftës së ftohtë dhe lojës së shumës zero” duke shtuar se “drejtimi i të tjerëve ose ndërhyrja në punët e brendshme të të tjerëve nuk do të marrë asnjë mbështetje”.

Duke i bërë jehonë thirrjeve për rritjen e bashkëpunimit shumëpalësh dhe gjithëpërfshirjes për t’u mbrojtur nga përhapja e proteksionizmit, presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për bashkëjetesën dhe begatinë në epokën post-pandemike.

Solidariteti midis vendeve mbetet i rëndësishëm në kohën kur bota po përpiqet të zhvendoset nga recesioni i thellë në rimëkëmbje, së bashku me transformimin digjital dhe domosdoshmërinë e investimeve të gjelbërta, tha drejtoresha menaxhuese e FMN-së Kristalina Georgieva, e cila bëri thirrje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit botëror.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern theksoi rëndësinë e institucioneve ndërkombëtare në luftën kundër COVID-19 dhe tha se pret që të takohet me presidentin Xi në samitin e këtij viti të APEC-ut që organizohet nga vendi i saj.

Në fjalën e tij të hapjes, kryetari i Forumit Boao për Azinë dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon vuri në dukje se me hedhjen e shpejtë në treg të vaksinave kundër COVID-19, vendet në zhvillim rrezikojnë të mbeten prapa.

Ndërsa, Yousef Abdullah Albenyan, nënkryetar dhe Kryeekzekutiv i “SABIC”, tha se viti 2021 mund të jetë fillimi i fundit të pandemisë COVID-19.

Mbi 2600 delegatë, duke përfshirë zyrtarë të qeverisë, sipërmarrës dhe studiues nga më shumë se 60 vende dhe rajone po marrin pjesë në ngjarjen me temë, “Një Botë në Ndryshim: Bashkohuni për të Forcuar Qeverisjen Globale dhe Bashkëpunimin e Përparuar të Një brez, një rrugë”.

Ky vit shënon 20-vjetorin e Forumit të Boao-s për Azinë, një organizatë ndërkombëtare joqeveritare dhe jofitimprurëse e themeluar në vitin 2001 për të promovuar integrimin dhe zhvillimin ekonomik rajonal në Azi.

Tags: Kina
Previous Post

Universitetet kanë një rol jetik në modernizimin e Kinës

Next Post

“New York Times”: Bisedimet Kinë-ShBA mbi klimën, shembull i rrallë bashkëpunimi

argadmin

argadmin

Next Post

"New York Times": Bisedimet Kinë-ShBA mbi klimën, shembull i rrallë bashkëpunimi

Stay Connected test

Recent News

Tayna publikon një pjesë të klipit nga bashkëpunimi me Azetin

Tayna publikon një pjesë të klipit nga bashkëpunimi me Azetin

29/06/2022
Trejsi Sejdini rrit temperaturat me format e saj trupore në një shkretëtirë të Las Vegasit

Trejsi Sejdini rrit temperaturat me format e saj trupore në një shkretëtirë të Las Vegasit

29/06/2022
Justin Bieber bën daljen e parë në publik që pas diagnostifikimit me sindromën “Ramsay Hunt”

Justin Bieber bën daljen e parë në publik që pas diagnostifikimit me sindromën “Ramsay Hunt”

29/06/2022
Elgit Doda tregon dy shokët e tij të ngushtë, dhe ata nuk janë Donaldi e Romeo

Elgit Doda tregon dy shokët e tij të ngushtë, dhe ata nuk janë Donaldi e Romeo

29/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort