Mbrojtësi i Manchester City, Benjamim Mendy do të përballet me shtatë akuza për ngacmim seksual.
Lajmi është bërë i ditur nga mediumi goal.com. 27-vjeçari francez, i cili fillimisht u akuzua më 26 gusht, tani do të përballet me shtatë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual në lidhje me pesë gra.
Akuzat e ngritura kundër Mendy kanë të bëjnë me incidente që dyshohet se kanë ndodhur midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021.
Mendy u pezullua nga kampionët e Ligës Angleze, Manchester City pas akuzave fillestare bërë në muajin gusht të këtij viti.Ai u transferua në Angli nga Monaco e Francës në vitin 2017 dhe ka bërë 75 paraqitje për City që kur u transferua në klubin e drejtuar nga sheikët arab.