• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Gala e Festës së Pranverës 2021 do të përdorë teknologjitë 5G, 3D dhe AI

argadmin by argadmin
09/02/2021
in Bota, Kina
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmja artistike vjetore e Festës së Pranverës është një nga programet më të shikuara në Kinë. Në programin e këtij viti do të shfaqen përdorime të reja të teknologjisë, sipas një konference shtypi të mbajtur të dielën nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

Mbrëmja artistike, zakonisht e mbushur me lloje të ndryshme shfaqjesh, do të ketë këtë vit një numër rekord të performancave të vallëzimit, këngë, skeçe etj.

Ashtu si shumë ngjarje të tjera në kohë pandemie, programi i këtij viti do të transmetojë gjithashtu një numër shfaqjesh virtuale.

Gala do të nxjerrë në pah elementet kineze, karakteristikat etnike, kulturën rajonale dhe qytetërime të ndryshme të botës, sipas konferencës për shtyp.

Edhe në galanë e Festës së Pranverës së këtij viti do të përdoren teknologjitë më të fundit, përfshirë ato që përputhen me strategjinë “5G + 4K / 8K + AI”, e cila pritet të sjellë një përvojë audio-vizuale më të zgjeruar për shikuesit.

Përveç kësaj, për herë të parë, koreografia skenike e Galasë së Festës së Pranverës së këtij viti do të prezantohet në video 8K me qartësi ultra të lartë. Teknologjia 3D me sy të lirë “AI + VR” do të shfaqet gjithashtu për herë të parë në skenën e mbrëmjes artistike dhe përmes mënyrave të posaçme të xhirimit dhe mjeteve të prodhimit, do të sjellë një përvojë të përparuar për teleshikuesit ose për përdoruesit e pajisjeve të lëvizshme.

Galaja e Festës së Pranverës 2021, e cila do të mbahet më 11 shkurt, do të transmetohet drejtpërdrejt në mbi 170 vende dhe rajone të botës, përfshi ShBA-në, Francën, Japoninë, Malajzinë dhe Afrikën e Jugut.

Galaja e Festës së Pranverës, e njohur gjithashtu si “Chunwan” në kinezisht, u mbajt për herë të parë në vitin 1983 nga Televizioni Qendror i Kinës (CCTV). Si një pjesë e domosdoshme e festimeve të Vitit të Ri Kinez, programi disaorësh është cilësuar si shfaqja televizive më e shikuar në botë. Ajo jo vetëm që ka qenë një ngjarje zbavitëse, por gjithashtu një dëshmitare e rritjes ekonomike të Kinës gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit.

Tags: Kina
Previous Post

Artikujt cilësorë nga vendet e EQL-së mirëpriten në prag të Vitit të Ri Kinez

Next Post

Xi Jinping propozon zgjerimin e bashkëpunimit me vende të EQL-së

argadmin

argadmin

Next Post

Xi Jinping propozon zgjerimin e bashkëpunimit me vende të EQL-së

Stay Connected test

Recent News

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 55-të

28/06/2022
Pa ujë përdoruesit e Rrugës së Lubotenit

Pa ujë banorët e fshatit Batincë

28/06/2022
Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

28/06/2022
Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

28/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort