• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermania po shqyrton masa kufizimi ndaj pandemisë

argadmin by argadmin
16/11/2021
in Bota
0
Gjermania po shqyrton masa kufizimi ndaj pandemisë
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania po përballet me një numër rekord të rasteve me koronavirusin e ri derisa vendet në të gjithë Evropën po shqyrtojnë masa më të ashpra për të parandaluar një valë të re të të infektuarve. Instituti gjerman “Robert Koch” njoftoi më 15 nëntor për më shumë se 34 mijë raste të reja me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020, mbi 5 milionë persona janë infektuar ndërsa numri i viktimave ka arritur në mbi 97.000.

Vala e katërt e pandemisë po bëhet një pjesë çështje kyçe e Qeverisë së ardhshme, derisa tri parti po negociojnë për të formuar atë pas zgjedhjeve të shtatorit.

Social Demokratët, të Gjelbërit dhe FDP-ja po konsiderojnë masa më të ashpra nëse formojnë një qeveri, por është e paqartë se cilat janë ato.

Një projektligj i planifikuar për t’u votuar në fund të kësaj jave mund të zgjerojë rregullat pasi po planifikohet që të kërkohet testi negativ për COVID-19, dëshmi të shërimit ose vaksinimit në transportin publik, si dhe në vendet e punës.

Parlamenti do ta votojë projektligjin në mënyrë që të hyjë në fuqi përpara skadimit të gjendjes së jashtëzakonshme në Gjermani më 25 nëntor. Përveç rregullave mbarëkombëtare, ligji i ri synon t’u japë 16 shteteve të Gjermanisë më shumë mundësi për të trajtuar pandeminë.

Gjithashtu po planifikohet që të ketë më shumë kufizime për të pavaksinuarit. Shkalla e vaksinimit në Gjermani është 67 për qind.

Sa i takon vendeve tjera, Italia u kërkon punëtorëve që të vaksinohen, ndërsa Austria u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që vendosi masën e izolimit për të pavaksinuarit.

Ndërkohë, Franca ka vendosur sërish rregullën e mbajtjes së detyrueshme të maskave dhe ka ashpërsuar kërkesat e hyrjes nga një sërë vendesh, ndërsa Holanda ka vendosur masën e izolimit të pjesshëm.

Previous Post

Mjeku Mehmedoviq: Nxënësit duhet të kthehen në mësim online, 37% të vaksinuar janë shumë pak

Next Post

Presidenti sirian e shfuqizon postin e Myftiut

argadmin

argadmin

Next Post
Presidenti sirian e shfuqizon postin e Myftiut

Presidenti sirian e shfuqizon postin e Myftiut

Stay Connected test

Recent News

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

15/05/2022
Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

15/05/2022
Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

15/05/2022

240 mijë vaksina skadojnë për dy javë

15/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort