• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermania zvogëlon eksportin e armëve

usrargument by usrargument
04/11/2021
in Bota
0
Gjermania zvogëlon eksportin e armëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania ka eksportuar këtë vit më pak armë në vendet e huaja – të paktën në gjashtë muajt e parë. SPD dhe ekologjistët me dëshirë do të kufizonin edhe më shumë eksportin. Po Partia Demokratike gjermane (FDP)?

Qeveria federale ka lejuar dukshëm më pak eksporte të armëve në gjysmën e parë të vitit 2021 sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu thuhet në një raport të Ministrisë së Ekonomisë, për të cilin do të debatohet edhe në kabinetin qeveritar. Nga janari deri në qershor, nga Gjermania janë eksportuar armë dhe pajisje të tjera ushtarake në vlerë prej rreth 2.3 miliardë euro – që është 17 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Më së shumti rënie ka shënuar pjesa e eksporteve të diskutueshme drejt vendeve jashtë BE-së dhe NATO-s. Për këto të ashtuquajtura vende të treta, licencat e eksportit u lëshuan për armë dhe pajisje në vlerë prej 499 milionë euro – që është një e treta më pak se në gjysmën e parë të vitit 2020. Eksportet drejt vendeve të treta janë gjithmonë të diskutueshme për shkak të situatës së keqe të të drejtave të njeriut në disa vende si dhe për shkak të përfshirjes së këtyre vendeve në konflikte të ndryshme.

Armët gjermane në zonat e krizave

Por edhe Gjermania dërgon armë në vende të tilla. Gjatë mandatit të qeverisë federale ende në detyrë, Algjeria, Egjipti dhe Katari ishin ndër dhjetë blerësit më të rëndësishëm të armëve gjermane. Kështu thuhet në një përgjigje në pyetjen e partisë E Majta, drejtuar Ministrisë së Ekonomisë në verë të këtij viti. Egjipti akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut, ndërkohë që ky vend është i përfshirë edhe në konflikte në rajon.

Lejet e eksportit të armëve dhe pajisjeve ranë vazhdimisht midis vitit 2016 deri në 2018. Por më pas janë shënuar vlera rekorde të shitjeve të armëve prej më shumë se tetë miliardë euro në vitin 2019. Ndërsa në vitin 2020 shitjet kanë rënë prapë me më shumë se një të katërtën.

Që nga viti 2014, qeveria ka raportuar dy herë në vit për lejet e saj për eksportin e armëve, me synim që të sigurohet një transparencë sa më e madhe. Shifrat më të rëndësishme të eksportit të armëve për muajt janar-qershor ishin publikuar paraprakisht nga Ministria e Ekonomisë në korrik. Ndërsa në raportin gjysmëvjetor tani futen edhe më shumë detaje mbi eksportet e industrisë së armëve.

SPD dhe të Gjelbërit duan të hartojnë një ligj për eksportin e armëve

Politika e eksporteve të ardhshme të armëve është një ndër çështjet që po debatohet edhe në negociatat për një koalicion mes SPD, të Gjelbërve dhe FDP. “Qëllimi është që eksportet në vendet e treta të bëhen vetëm në raste të veçanta – veçanërisht kur bëhet fjalë për armët e luftës”, thotë ekspertja e ekologjistëve për armatime, Katja Keul për DPA. Të Gjelbrit kërkojnë hartimin e një ligji që do t’i siguronte qeverisë federale kritere të qarta dhe detyruese për lejet e eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake. Edhe SPD kërkon një ligj të tillë.

Ndërsa FDP, nga ana tjetër, është më shumë për një rregullore evropiane për kontrollin e eksporteve të armëve. Brenda BE-së ka pikëpamje të ndryshme kur bëhet fjalë për trajtimin e vendeve që janë të përfshira në konflikte rajonale ose që kritikohen për shkelje të të drejtave të njeriut. Franca, për shembull, ka dukshëm më pak probleme me dërgimin e armëve në vende të tilla sesa Gjermania. /DW

Previous Post

Mbrojtja e relikeve kulturor nepërmjet aplikimit të gjerë të teknologjisë shkencore.

Next Post

Pediatri Xharra kërkon nga Qeveria ta “ndalojë” djepin në Kosovë: Fëmija pëson tronditje të trurit

usrargument

usrargument

Next Post
Pediatri Xharra kërkon nga Qeveria ta “ndalojë” djepin në Kosovë: Fëmija pëson tronditje të trurit

Pediatri Xharra kërkon nga Qeveria ta “ndalojë” djepin në Kosovë: Fëmija pëson tronditje të trurit

Stay Connected test

Recent News

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

25/05/2022
Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

25/05/2022
Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

25/05/2022

KSI përgatitet për lijën e majmunëve, kërkon blerjen e testeve dhe trajtimeve

25/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort