Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, e ka publikuar listën e skuadrës së plotë për ndeshjen e të martës kundër Manchester Unitedit.
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, është kthyer nga lëndimi pas mungesës në katër ndeshje kampionale dhe një në Ligën e Kampionëve.
28-vjeçari kishte pësuar frakturë në dorë, por tashmë është rikuperuar për sfidën në Gewiss Stadium dhe trajneri e ka përfshirë në ekipin e plotë.
Duvan Zapata, Luis Muriel dhe Josip Ilicic, janë përfshirë që të tre, derisa Matteo Pessina ka mbetur jashtë si pasojë e lëndimit të muskujve të poshtëm të këmbës.