Shkup, 10 dhjetor – Ngecje në punën e Komisionit të përbashkët të ekspertëve maqedonas-bullgar për çështje historike nga tetori i vitit 2019 me miratimin e “pozicionit kornizë” në Bullgari për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, thotë bashkëkryetari i palës maqedonase nga Komisioni i përbashkët për çështje historike me Bullgarinë, Dragi Gjorgiev.
Gjorgiev në deklaratë për TV Telma pas mbajtjes së takimit të 16-të të Komisionit për çështje historike e cila përfundoj këtë pasdite pa sukses, njëkohësisht, nënvizon se puna e Komisionit është apsolutisht jasht çdo ndikimi politik.
“Ngecja në punën e Komisionit ndodhi në tetor 2019 kur tashmë janë miratuar deklarata dhe qëndrime kornizë të ndryshme në Kuvendin e Republikës së Bullgarisë dhe kur Bullgaria miratoi pozicionin kornizë për këtë çështje. Ne përpiqemi absolutisht për politikë abstrakte në punën tonë dhe të gjitha diskutimet që zhvillohen sot janë në frymën e kuptimit akademik të së shkuarës. Ne punojmë në një kontekst politik dhe konteksti politik nuk mund të shmanget, megjithatë, dua të konfirmoj se puna e Komisionit është absolutisht jashtë çdo ndikimi politik dhe ne përpiqemi të qëndrojmë kështu, deri tani dhe në punën e mëtejshme të Komisioni”, thotë historiani Gjorgiev.
Ai konfirmoi se në takimin dyditor të mbajtur onlajn, është biseduar për përfaqësimin e shtetit të Car Samuelit në tekstet shkollore maqedonase dhe se nuk kanë arritur marrëveshje për formulimin e rekomandimit të përbashkët për prezantimin e kësaj ngjarje në tekste shkollore.
Lidhur me atë që ekipi maqedonas u paraqit me një anëtar më pak, Gjorgiev tha se tejkalimi i këtij problemi është në vijim e sipër. “Në punojmë në atë që të plotësohet Komisioni me një anëtar, megjithatë sot absolutisht nuk ishte kjo asnjë handikap sepse edhe më herët ka ndodhur që edhe komisioni ynë edhe ai bullgar për shkaqe të caktuara të punojë pa një anëtar.
Ai paralajmëroi se deri në takimin e ardhshëm do të punojnë në atë që të inkorporojnë një anëtar në ekipin maqedonas të Komisionit.
Ministria e Punëve të jashtme njoftoi paraprakisht se edhe takimi i 16-të i Komisionit për çështje historike ka përfunduar pa sukses dhe se mbeten dallimet në qasjen dhe mirëkuptimin e rolit të historisë dhe edukimit historik në shoqëritë bashkëkohore dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira të çliruara nga politizimi i historisë mes historianëve maqedonas dhe bullgar.
“Qasja e cila bazohet në përvojat pozitive evropiane dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe UNESKO-s mbeten bazë në punën e palës së Maqedonisë së Veriut në Komision dhe rrjedhimisht prej këtu dalin edhe keqkuptimet kryesore me kolegët nga Sofja, të cilët mbeten në qasjen përjashtuese që është e panjohur në kuptimin bashkëkohor të edukimit historik, që nga ana tjetër nënkupton një qasje multiperspektive dhe ndërdisiplinore. Pas një diskutimi ezaurues, dita e dytë tregoi se të dyja palët janë ende larg nga një zgjidhjeje që do të përmirësonte procesin arsimor dhe do të arrinte qëllimin e përbashkët për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësie, në të cilat e kaluara dhe interpretimet e ndryshme të historisë nuk do të ishin pengesë”, qëndron në kumtesën e MPJ-së.