• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kulturë

Gjuha arbëreshe, dëshmi e mbijetesës në “Ditët e Alfabetit”

argadmin by argadmin
16/11/2021
in Kulturë
0
Gjuha arbëreshe, dëshmi e mbijetesës në “Ditët e Alfabetit”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 16 nëntor – Tema kryesore e ditës së tretë të manifestimit tradicional kulturor–shkencor “Ditët e Alfabetit” në ITShKSh ka qenë “Gjuha arbëreshe, dëshmia kryesore e mbijetimit”, me ç’rast studiues të ndryshëm shpërfaqën fuqinë mahnitëse të kësaj gjuhe, e cila më se gjashtë shekuj ka arritur ta mbajë gjallë shpirtin arbëresh.

Në fjalën e hapjes, udhëheqësja e Departamentit të Gjuhës Shqipe në ITShKSh, Hidajete Azizi, tha se në historinë e përpjekjeve titanike të intelektualëve dhe patriotëve për të ruajtur gjuhën tonë të lashtë do të jetë i pashmangshëm edhe pikësynimi: një komb-një gjuhë. Prijatarë në këtë përpjekje të madhe e të mundimshme për një alfabet të përbashkët do të jenë pikërisht arbëreshët e Italisë, në krye me Jeronim de Radën. “Në këtë rast dua të kujtoj që deri më tani, Instituti ynë ka krijuar ura komunikimi me intelektualët arbëreshë, ndër të tjera, edhe përmes vizitës që i është bërë Institutit nga ana e një delegacioni të arbëreshëve të Italisë, i udhëhequr nga studiuesi i njohur arbëresh, Francesko Altimari. Më pas, ky bashkëpunim është forcuar edhe me vizitën që i është bërë arbëreshëve të Italisë nga ana e Institutit tonë në vitin 2019 me qëllim të njohjes nga afër me kulturën dhe traditën arbëreshe”, u shpreh Azizi.

Manifestimin e përshëndeti ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, i cili theksoi rëndësinë e këtij organizimi me qëllim të ruajtjes, studimit dhe kultivimit të vlerave të gjuhës së bukur shqipe, e cila tanimë ka statusin e saj zyrtar edhe në Maqedoninë e Veriut.

Studiuesi Mustafa Ibrahimi, profesor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, e paraqiti kumtesën me titull: “Kontributi i arbëreshëve për alfabetin e shqipes në Kongresin e Manastirit”, duke u ndalur te disa personalitete të veçanta arbëreshe në kultivimin e shqipes.

Akademik Gjovalin Shkurtaj i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ka paraqitur temën: “Gjuha shqipe dhe shpirti i Arbrit në jetën dhe veprimtarinë e De Radës”.

Ndërsa, përmes video-prezantimit u paraqitën edhe kumtesat e studiueses nga Universiteti i Shkodrës Mimoza Priku: “Pasqyrimi i çështjeve të shqipes dhe të Shqipërisë në organin La Nazione Albanese”, Ardian Doka nga Universiteti i Tiranës me temën: “Çfarë e shpëtoi arbërishten?”, dhe Qemal Murati nga ITShKSh – Shkup paraqiti temën: “Bota dhe gjuha arbëreshe – një muze i gjallë i botës shqiptare”.

Në “Ditët e Alfabetit -2021” në vijim do të ketë aktivitete të njëpasnjëshme deri më 22 nëntor, me ç’rast nga studiues të ndryshëm do të shtjellohen edhe temat: “Françesko Altimari studiues i gjuhës dhe i letërsisë arbëreshe”, “Matteo Mandala studiues i letërsisë dhe i filologjisë arbëreshe”, “Anton Nikë Berisha studiues i letërsisë së arbëreshëve të Italisë”, “Muzika arbëreshe”, etj. Disa aktivitete do të zhvillohen edhe në ambientet e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, e cila është mbështetëse e këtij manifestimi.

Previous Post

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar mbi 2000 persona

Next Post

Kurti: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet gjatë mandatit tim

argadmin

argadmin

Next Post
Kurti: Politikat lokale kanë ndikimin më të shpejt e direkt te jeta e qytetarëve

Kurti: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet gjatë mandatit tim

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.