Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka rezultuar sot pozitiv për coronavirus.
Të martën mbrëma në Lisinski, i pari i shtetit malazez mori pjesë në përkujtimin e përvjetorit të Unionit Kombëtar të Malazezëve në Kroaci dhe shoqërohej nga presidenti kroat, Zoran Milanoviq, raporton index.hr.
Ky i fundit gjatë ditës së sotme ka qëndruar në vendin tonë për një vizitë teksa ka takuar krerët shtetëror.
Presidenti i Kroacisë, Milanoviq fillimisht u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe më pas takoi kryeministrin, Albin Kurti. Gjithashtu lideri kroat është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Kujtojmë se presidenti kroat është vaksinuar në fillim të vitit kundër coronavirusit.
Ndryshe, presidenti i Malit të Zi është infektuar për herë të dytë me COVID-19.