• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Shqipëri

Gjykata e Lartë zbulon arsyet pse Adriatik Llalla duhet të shkojë në burg

usrargument by usrargument
09/10/2022
in Shqipëri
0
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë ka zbardhur arsyet e refuzimit të kërkesës së ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për të pezulluar dënimin me 2 vite burg.

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

Ish-prokurori i Përgjithshëm kërkoi të shtynte në kohë vajtjen në qeli, ndërkohë që dënimi ndaj tij në Apel për “fshehje e mosdeklarimit të pasurisë” qe e çonte në qeli, u shpall pak ditë pasi ai ishte larguar nga vendi. Në vendimin e arsyetuar, të siguruar nga A2CNN, Kolegji Penal e vlerëson të pabazuar pretendimin e ish-kryeprokurorit, se i rrezikohet jeta në qeli për shkak të problemeve shëndetësore.

“Kjo sëmundje mund të kurohet dhe të ndiqet nga mjekë specialistë edhe në kushtet e qëndrimit në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale, pa rrezikuar jetën e kërkuesit. Fakti që kërkuesi vuan nga kjo sëmundje që prej vitit 2009, siç parashtrohet në vlerësimin mjeko-ligjor, dëshmon që kjo sëmundje mund të kurohet dhe mbahet nën kontroll nga subjekti edhe ndërkohë që ai vuan dënimin e caktuar ndaj tij”.-u tha.

Edhe pretendimi i Llallës se është baba i tre fëmijëve, një prej të cilëve i mitur, nuk është parë si rrethanë ndihmuese nga Kolegji Penal, që shkon me tej, duke e cilësuar shoqërisht të rrezikshëm ish-kryerprokurorin.

“Kolegji vlerëson se referuar situatës procedurale të kërkuesit, faktit që ai nuk ka përmbushur detyrimin për ekzekutimin vullnetar të vendimit penal, por është larguar duke e bërë të pamundur ekzekutimin e dënimit, deri sa është arrestuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, dëshmojnë jo vetëm rrezikshmërinë shoqërore të kërkuesit, por edhe mundësinë e përsëritjes së kësaj sjelljeje në të ardhmen”.-pohoi ai.

Previous Post

Tregu “Crackland”, dëshmi për rritjen e rolit të Brazilit në trafikun e drogës

Next Post

Shqipëri, mungesë fondesh dhe kapacitetesh për rreziqet natyrore

usrargument

usrargument

Next Post
Shqipëri, mungesë fondesh dhe kapacitetesh për rreziqet natyrore

Shqipëri, mungesë fondesh dhe kapacitetesh për rreziqet natyrore

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.