• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Hoxha: Paga minimale prej 18,000 denarëve ka për qëllim zgjerimin e të drejtave të punëtorëve

usrargument by usrargument
22/12/2021
in Maqedoni
0
Hoxha: Paga minimale prej 18,000 denarëve ka për qëllim zgjerimin e të drejtave të punëtorëve
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 22 dhjetor – Angazhimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë që paga minimale të jetë 18.000 denarë, e cila ka për qëllim ngritjen dhe zgjerimin e të drejtave të punëtorëve, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha në një konferencë për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëbve për qëndrimin e Lidhjes Odave Ekonomike se masa është populiste dhe se do të ndikojë në destabilizimin e tregut të punës.

“Ky vendim duhet të ndodhë në të ardhmen dhe ka për qëllim rritjen e të drejtave të punëtorëve”, tha Hoxha.

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë të hënën i ka dorëzuar Kuvendit dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale propozim për miratimin e ligjit që paga minimale të jetë 18.000 denarë. LOE kërkon që shuma e pagës minimale të mos jetë më e ulët se 60 për qind e neto pagës mesatare mujore në tre muajt e fundit, si dhe rritje spirale të të gjitha pagave të tjera në vend.

Kërkesa të këtilla sindikata i kërkon prej kohësh, ndërsa si argumente për rritjen e pagës minimale tregon rritjen e shpenzimeve të jetesës dhe njoftimet për rritje të çmimit të rrymës pas Vitit të Ri.

Me kërkesë të LSM-së po bëhet një analizë për ndikimin e pagës minimale në ekonomi, rezultatet fillestare të së cilës, sipas tyre, tregojnë se rritja e pagës minimale nuk ka efekt negativ, por përkundrazi efekt pozitiv në produktivitetin e punëtorëve.

Nga i Lidhja e Odave Ekonomike porositën sot se rritja e pagës minimale si rezultat i populizmit poliitk, e jo të mekanizmave funksional të tregut, të rritjes së produktivitetit të fuqisë së punës dhe rritjen e aktivitetit ekonomik, do të sjellë deri në uljen e vendeve të punës, rritje të çmimeve të prodhimeve dhe rritje të ekonomisë gri.

Sipas tyre një vendim i këtillë do të sjellë kompanitë në një shpenzim shtesë, veçanërisht në një periudhë të krizës shëndetësore-ekonomike.

“Rritja e pagës minimale do të ndikojë në uljen e motivimit të të punësuarve të cilët deri tani kanë qenë produktivë, sepse një numër i madh i subjekteve afariste nuk kanë kapacitete dhe fuqi graduale t’i rrisin pagat e të punësuarve të tjerë. Kjo masë nuk do të japë rezultat, me produktivitet. Rritje të shpenzimeve mund të kontribuojnë për rritjen e papunësisë, ta vështirësojnë procesin e hapjes së vendeve të reja të punës, si dhe të sjellin deri në rritje të mëtejshme të çmimeve të prodhimeve. Njëherësh, rritja e pagës minimale, gjithashtu do t’i nxisë edhe lëvizjet inflatore në ekonominë e vendit”, deklaroi Aleksandra Andreeva, anëtare e Këshillit Drejtues së LOE-s.

Ata përkujtuan se vetë ligji ka mekanizëm të integruar sipas të cilit paga minimale rritet në mars të çdo viti.

Konkludojnë se problemi me lëvizjet inflatore duhet të zgjidhen duke rritur aktivitetin ekonomik dhe krijimin e kushteve për zhvillim.

Previous Post

Mariçiq: Vendimi që të lirohet Sasho Mijallkov e ulë besimin ndaj gjykatave

Next Post

Shaqiri: Jemi të përkushtuar për digjitalizimin

usrargument

usrargument

Next Post
Shaqiri: Doemos të kujdesemi për sigurinë e njerëzve në hapësirën kibernetike

Shaqiri: Jemi të përkushtuar për digjitalizimin

Stay Connected test

Recent News

Aksident në magjistralen Tetovë-Gostivar, shoferi është lënduar rëndë

26/05/2022
Ali Ahmeti: Ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës ta përkrahin Shaip Kamberin

Ali Ahmeti: Ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës ta përkrahin Shaip Kamberin

26/05/2022

Jeton Shaqiri: Në vitin e ri shkollor nxënësit do të mësojnë me tekste digjitale e poashtu edhe të shtypura

26/05/2022
Mariçiq: Muaji qershor është vendimtar për hapjen e negociatave

Mariçiq: Muaji qershor është vendimtar për hapjen e negociatave

26/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort