Mitrush Kuteli jonë , një përkthyes briliant, na solli para syve tanë një prej shumë tregimeve të këtij shkrimtari më të shquar rus të shekullit të kaluar, që i hudhi bazat e një letërsie të mirëfilltë evropiane, e jo vetëm ruse realiste.
Ky mësues e pedagog i historisë, fatkeqësisht jetëshkurtër, ndërroi jetë kur ishte vetëm 43 vjeç, me një horizont të gjërë kulturor, tregoi një interesim të veçantë për të kaluarën e vendit të vet, njëherë duke shetitë nëpër Itali, Gjermani , Francë e gjetkë, ndërsa në kthim, nisi të shkruajë, për Ukrainën e tij me plot diell dhe legjenda.
Gogoli shkruajti, tregime, novela, romane, ku shqyrtoi tema të ndryshme shoqërore, patriotike, etike, të dashurisë me motive folklorike e fantastike, temën e Peterburgut duke ua kthyer krahët shtresave të larta aristokrate, salloneve luksoze, duke zgjedhë për detyrë vrojtimin e zyrave e departamenteve, rrugët e ndyta ku strehohej vegjëlia. Gogoli depërtoi thellë në epokën e tij, në lëkurën e bashkëkohësve të tij, dalloi qenje që vetëm dukeshin… si fantazma që hanin , pinin, visheshin, e vraponin pas gradave prandaj ai bërtet: “O mos u besoni…
gjithçka është iluzion, ëndërr…”. Prandaj këtë e tregon në mënyrën më tipike, në tregimin e tij “Hunda”.
Në Peterburg të gjithë vraponin pas gradave. Ky tregim është një parodi groteske për realitetin dhe subkektin e ka fantastik,një ndodhi që është e pamundur..
Platton Kovaliovi në mëngjez kur u zgjua, vuri re se nuk e kishte hundën. Kërko andej , këndej, s’ka. I fërkonte sytë duke menduar se është në ëndërr. E piskëtonte veten deri në dhimbje, por jo, edhe pasqyra e tregonte këtë.
Vendi i hundës së tij ,ishte i rafshtë si një petull. Habitej, nuk donte të besojë, e shikonte veten në pasqyrë, hunda i mungonte. Shumë telashe i solli hunda e humbur që e veshur me uniformën e një gjenerali( ëndrra e tij ishte të bëhet gjeneral) të lartë, me kapotë gjenerali, mbuluar kokë e fytyrë me kapelë, fliste e shetiste me karrocë…e nën atë asgjë s’kishte, as zemër, asgjë njerëzore, vetëm rang. Dhe Kovaliovi vrapon pas këtij rangu, pra pas hundës së vet.
Kovaliovi ishte asesor kolegji. Sipas nomenklaturës perandorake, rangu i tij duhej t’i përgjigjej, gradës së majorit në ushtri, por titullin e fisnikërisë së trashëguar, ky rang nuk e përfitonte. Kovaliovi vet quhej major dhe këtu lindi konflikti midis ëndrrës së tij dhe realitetit. Ai do të ngjitet lartë në karierën e nënpunësisë, të bëhet nënguvernator, të marrë prikë nga martesa, po për këtë duhet të marrë titull fisnikërie, dhe papritur ndodh një thagmë që ia përmbys planet. Me zhdukjen e hundës, ëndrra morri fund. Kush do ta shikonte pa hundë? Cila vajzë do ta merrte pa hundë? Shkon në zyrën e lajmërimeve në gazetë për shpallje, por nënpunësi assesi nuk pranon ta shpallë një gjë që do të ishte shumë e çuditshme…shkoi në shtëpinë e postkomandantit të policisë i cili nuk e pret mirë, kështu i hidhëruar, duke menduar se ia kanë bërë dy zonja fisnike , sidomos zonja Aleksandra Grigorievna e cila donte t’ia jep këtij të bijën, i shkruan një letër ku e shpreh hidhërimin, e kur e merr letrën e saj , ndërron mendje. Vrapon pas hundës por nuk mund ta ze. Kthehet i hidhëruar në shtëpi, i turbulluar e akoma në hamendje se e gjithë kjo është ëndërr, dhe.e bën përpjekjen e fundit kur polici i rrugës ia sjell hundën mbështjellë në një leckë, e paguan për “shërbimin”e tij dhe e thërret mjekun që t’ia ngjet hundën disi, e zhgënjehet kur mjeku nuk pranon….më në fund flen. Në mëngjez kur zgjohet, hundën e kishte në vendin e vet në fëtyrë. Ishte aq i lumtur…
“…Duke lënë faktin se është shumë e çuditshme shkëputja e mbinatyrshme e hundës nga fytyra dhe avitja e saj nëpër vende të ndryshme në trajtën e një këshilltari shteti, – mund të pyesim se si nuk i mbushej mendja Kovaliovit, që nuk mund të bënte as një shpallje në gazetë për hundën e tij…”
Nikollaj Vasilieviç Gogoli, me këtë tregim na jep të kuptojmë se është një simbol shumë i goditur i madhështisë, i megalomanisë, i dinjitetit të rremë që nuk ka ku të gjendet!
Përgatitur nga Merita Abazi
