Shkup, 11 nëntor – Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euro-atlantike (IMMPE) propozon të krijohet aplikacion i kapshëm digjital i cili do t’u mundësojë qytetarëve komunikim të drejtpërdrejt dhe të shpejtë me autoritetet lokale, si dhe monitorim të premtimeve të dhëna dhe realizim të tyre nga secili qytetar i interesuar, nga mediumet, organizatat qytetare, komuniteti afarist etj.
Bojan Kordallov, udhëheqës i programit për transparencë dhe digjitalizim të IMMPE-së, sqaron se përmes aplikacionit digjital, kryetarët e komunave dhe administratat komunale do të japin raport për aktivitetet e zbatuara ditore dhe shkallën e realizimit të premtimeve të dhëna të shkrira në programin për punë.
Nga IMMPE thonë se presin partnerë në këto procese të jenë komunat, BNJVL, si dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Nga Instituti theksojnë se kërkesë për mbështetje financiare i është dërguar edhe komunitetit donator në vend, prej ku shpresojnë në mbështetje sepse për momentin kjo paraqet mënyrë të vetme me të cilën do të trasohej rruga për menaxhim të mirë afatgjatë dhe sundim vetëm në interes të qytetarëve.
Njëkohësisht, theksojnë nga IMMPE, partitë dhe kandidatët në këtë fushatë fuqishëm e cekën rolin e digjitalizimit dhe shërbimeve onllajn për qytetarët si prioritet kryesor për efikasitet, shkatërrim të korrupsionit dhe shërbimeve joselektive për të gjithë qytetarët në nivel lokal. Nga atje theksojnë se nisma e këtillë në asnjë rast nuk do të thotë heqje e mundësisë që qytetarët t’i realizojnë të drejtat dhe shërbimet e veta në letër dhe me prani fizike, por vegël shtesë e cila do ta plotësojë zgjedhjen e mundësive për qytetarët dhe do të mundësojë kursim të kohës, resurseve dhe financave për secilin.
Nisma iu është dërguar edhe institucioneve kompetente, si dhe partive politike prej ku nga IMMPE presin njohje të mundësive për realizim të premtimeve parazgjedhore.