• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Inspektorati i Mjedisit përballet me mungesë kuadri

usrargument by usrargument
04/11/2021
in Maqedoni
0
Inspektorati i Mjedisit përballet me mungesë kuadri
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 4 nëntor – Vendi përballet me shumë sfida sa i përket menaxhimit me mbeturinat. Akoma nuk ka një sistem të përshtatshëm për menaxhimin me të gjitha llojet e mbeturinave. Ushtruesi i detyrës drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Sreten Stojkovski, tha se ky Inspektorat përballet me mungesë të resurseve dhe kuadrit. Ai tha se për herë të parë janë pjesë e strategjisë nacionale të përgatitur nga MPB-ja, për vlerësimin e  rreziqeve nga krimi i organizuar.

“Para nesh është sfida për mbylljen e 53 deponive që nuk i plotësojnë standardet, rikthimi në gjendje të mëparshme të 16 pikave të nxehta me mbetje të rrezikshme industriale. Përballemi me një numër të lartë sfidash, se pari në aspektin e resurseve për inspektim dhe mbështetje administrative, por e rëndësishme është edhe mbështetja financiare për realizimin e  aktiviteteve të planifikuara. Kemi mungesë të zyrave dhe automjeteve.”- deklaroi Sreten Stojkovski- u.d drejtor i Inspektoratit të Mjedisit.

Anëtari i Antikorrupsionit, Vlladimir Georgiev, tha se ndotja e mjedisit mund të shihet edhe si kërcënim hibrid. Sipas tij, partitë politike gjatë fushatës zgjedhore theksin e vendosën kryesisht tek kujdesi për mjedisin, mirëpo shton se të njëjtët duhet të kujdesen që tani që kaluan zgjedhjet të zbatojnë atë që thonë.

 “Për sa kohë që rrezikimi dhe ndotja e mjedisit lidhen me korrupsionin, me tregtimin  ndikimit, gjithashtu konsiderohet si kërcënim hibrid, sepse vet korrupsioni lidhet me krimin e organizuar, pra rrezikon të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, atëherë kemi arsye serioze për t’u shqetësuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë ndërgjegjësimi, por bëhet fjalë për arsye më të thella, si përftimi përmes keqpërdorimit”- tha Vlladimir Georgiev- anëtarë i Antikorrupsionit.

Ministri i Mjedisit Naser Nuredini tha se do të përmes 6 ligjeve të miratuara një muaj më parë në Kuvend synim është menaxhim i mbetjeve në mënyrë më transparentë dhe monitorimi i aktorëve të përfshirë në këtë proces, në mënyrë që të parandalohet korrupsioni në këtë sferë. Këto konstatime u dhanë në  debatin publik me temë “Kushtet mjedisore – menaxhimi i mbetjeve” organizuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit./ALSAT

Previous Post

Zaev dhe Filipçe së bashku me fëmijët e tyre në Bellasicë

Next Post

Autoritetet nuk duhej të lejonin që shteti të mbetet pa qymyr

usrargument

usrargument

Next Post
Autoritetet nuk duhej të lejonin që shteti të mbetet pa qymyr

Autoritetet nuk duhej të lejonin që shteti të mbetet pa qymyr

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.