Shkup, 26 tetor – Në kuadër të projektit “Mos u besoni dezinformatave, ne jemi NATO”, Agjencia e lajmeve Zurnal ka zhvilluar një intervistë dhe njohësin e çështjeve të sigurisë, profesorin universitar bashkim Selmani.
Sikurse ehde me bashkëbiseduesit tjerë të përfshirë në kuadër të këtij projekti, me profesor Selmanin diskutuam rreth përfitimeve që ka Maqedonia e Veriut nga anëtarësimi në NATO, sfidat e reja të sigurisë, por edhe për përhapjen e lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave, dukuri që po merr hov paralelisht me hovin e ngritjes që shënojnë rrjetet sociale.
Zhurnal: Profesor a mund të bëni një krahasim mes Maqedonisë së Veriut para se të anëtarësohet në NATO dhe pasi u anëtarësua në NATO? Çka fitoi Maqedonia e veriut si shtet dhe çka fituan qytetarët e saj në këtë rast?
Bashkim Selmani: është fakt se që nga procedura për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO ishte një nga dilemat bazë dhe kishte një përçarje jashtëzakonisht të lartë mes qëndrimeve të politikës maqedonase dhe shqiptare. Në këtë rast u bënë shumë përpjekje dhe synimi kryesor është meritë e partive politike shqiptare, që fatkeqësisht sakrifikuan kombin shqiptar dhe një nga elementet bazë që edhe sot jemi anëtarë të NATO-s do shihni se gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare dhe tërë shteti komunikon në këtë gjuhë. Për ne është një dëm shumë i lartë për sa i përket e para mënyrës së komunikimit. Ju e keni parë, i vetmi shtet që edhe pse pretendonte të jetë anëtar i NATO-s, digjeshin flamujt e saj.
Mirëpo NATO si organizatë ndërkombëtare nuk pati tendenca që këto t’i marë si arsye dhe shkaqe, duke ditur qëndrimin e shumicës shqiptare që 99 për qind ishte pro NATO. është një meritë shumë e suksesshme edhe e politikës shqiptare, këtë e them me shumë bindje, për arsye se është domethënëse. Partitë politike shqiptare gjithmonë votën e kanë marrë nga votuesit e tyre dhe nga ana tjetër asnjëherë nuk kanë mbajtur llogari për ta, por gjithmonë kanë mbajtur për interesin e shtetit dhe vetë shtetin maqedonas. Në këtë jemi shumë të sigurt.
Zhurnal: A ja vlejti kjo ë rastin e NATO-s?
Bashkim Selmani: Për rastin e NATO-s… Tani po të bëjmë një krahasim a ja vlejti për rastin e NATO-s, tani e njëjta situatë është edhe me Bashkimin Evropian dhe në këtë rast nëse ne nuk kemi mësuar nga gabimet, atëherë do të shihni se sa e shfrytëzojmë ne NATO-n dhe cilat janë mënyrat e komunikimit të saj. Në të gjitha institucionet, qoftë në çështjet e sigurisë, ose Ministria e mbrojtjes, delegacionet, mbi 98.2 për qind janë të përfaqësuar nga maqedonasit dhe asnjë gjë ne nuk kemi përfituar, përveç asaj që është siguria e përgjithshme në aspektin psikologjik. Flas në krahasimin e dy komuniteteve dhe duhet ta theksojmë në mënyrë publike the ta themi se cilat janë prioritetet dhe në fund si komunitet nuk na është thënë asnjë ‘falemnderit’. Në këtë rast, Maqedonia me aderimin në NATO zyrtarizoi kufijtë e saj, zyrtarizoi legjitimitetin e saj, zyrtarizoi përbërjen nacionale të saj dhe gjithçka në dëm dhe disfavor të komuniteteve tjera, siç është edhe rasti jonë.
Kjo e para. E dyta, vlerësimi dhe përfitimet e sigurisë është një nga pjesët bazë. Ju e patë edhe vetë sistemin e sigurisë informative në Maqedoninë e Veriut- ra për tokë dhe përfundoi në mënyrën më të dhimbshme të mundshme për sa i përket sigurisë së përgjithshme informative. Kjo bëri që në këto raste të ndryshojnë ligjet dhe ishte ndihma e NATO-s që ndihmoi. Unë ju garantoj se po të mos ishte NATO në këtë rast në këtë mes, në këtë shtet, ne do të kishim komplet pretendimet e Serbisë brenda, në format dhe komunikimet e ndryshme dhe ashtu, ku një pjesë e saj pretendon dhe anon nga vendi fqinj.
Zhurnal: Lidhur me NATO-n, por edhe me tema tjera ekzistojnë lajmet e rrejshme dhe dezinformatat që përhapen në opinioni. Sa janë prezente ato sipas jush kohën e fundit dhe cili është synimi kryesor i tyre?
Bashkim Selmani: Tani agresioni i dezinformatave aktualisht është shumë i lartë dhe kjo është nja nga shqetësimet e sistemeve të sigurisë për arsye se ndodhin shumë përplasje dhe në këtë rast viktimizohet vetë dinjiteti i shtetit, i qytetarëve, poashtu edhe mënyra e sigruisë, sepse siguria ndahet në siguri individuale, në siguri qytetare, siguri nacionale dhe siguri shtetërore. Me dezinformatat, gjithmonë ka ktendenca që të gjitha këto nivele të sigurisë të jenë të kërcënuara në forma të ndryshme. Ju e shihni edhe sot, jo vetëm për NATO-n por edhe për aderimin në Bashkimin Evropian të gjitha tendencat që ç’orientohen nga agresionet e heshtura në formë të bazës së sistemit informativ, shpeshherë nuk janë të kapura ose të evidentuara nga organet shtetërore. Prandaj këtu sistemi i sigurisë informative në Maqedoninë e Veriut është i dështuar, ose është përkrahës i këtyre dezinformatave. Këtu nuk e kuptoj se cila është politika strategjike e vetë Maqedonisë dhe vallë pse lë hapësirë që këto dezinformata jo vetëm të kenë hapësirë dominuese, por në shumicën e rasteve sikur duket se shteti nuk i lufton skajshmërisht dhe o të shihni përgjegjësinë penale shumë pakë kemi kur këto raste janë të kapura dhe të hetuara nga organet e ndjekjes.
Zhurnal: Çka duhet të bëhet që lajmet e rrejshme të luftohen në formë më efikase?
Bashkim Selmani: Lajmet e rrejshme tani më siç duket kanë selinë e saj dhe ndikimet e saja. Dihet se në Maqedoni ka dezinformata të disa llojeve. e para të karakterit politik, e dyta të karakterit ekonomik, e treta e karakterit informativ dhe e katërta të gjitha këto dezinformata viktimizojnë vetë qytetarët, sepse ata janë të fundit që paguajnë koston e këtyre dezinformatave, të cilat në përgjithësi themi se shteti dhe sistemet e sigurisë aktualisht nuk e bëjnë pjesën e duhur në të gjitha aspektet e caktuara informative, poashtu sociale, ekonomike dhe politike. Në këtë rast kam bindjen se me ndryshimin e Ligjit për siguri të çështjeve informative dhe të karakterit publik është mirë që këto sanksione jo vetëm të keë hetuesinë e tyre dhe shqiptimin e masës së sanksionimeve, për arsye se edhe vetë gjyqësori, por edhe vetë organet e ndjekjes akoma nuk e kanë idenë se sa u shkaktohet dëm me dezinformatat. Poashtu edhe veprat penale të karakterit bashkëkohor informativ që ndodhin qëoftë në rrjetet sociale, qoftë në sistemet tjera, akoma psikologjia e shtetit dhe ligjvënësi nuk i trajton si vepra të rënda penale. Po t’i trajton si vepra të rënda penale, atëherë shumë më lehtë do ta kenë edhe fokusin të hetohen nga institucionet e ndjekjes dhe të prevenojnë. Kjo sepse institucionet e ndjekjes nuk janë vetëm që t’i shqiptojnë veprën e dënimit personit të caktuar, por ato janë të detyruara të sigurojnë edhe sigurinë e përgjithshme. Ka shumë vepra penale edhe të karakterit privat, individual, sidomos përmes rrjeteve sociale, të cilin në Nenin XX kushtetuta e mbron dinjitetin e individit dhe në këtë rast, sidomos përmes sistemit informativ ose informatikës shpeshherë ndodh që këto vepra penale të shkaktojnë dëme dhe nuk arrihet kompensimi i dëmit të shkartuar viktimës, e as që i kompenson shteti, vetëm në rastet që kanë të bëjnë me karakterin e shtetit, kundër sovranitetit të shtetit, ose partive politike që shpeshherë kanë pasur përplasje të ndryshme dhe aktualisht besoj që as vetë partitë politike nuk e kanë prioritet këtë çështje. Po ta kishin prioritet sigurinë e individit dhe kërcënimet e sigurisë…, unë ua them në bazë të studimeve që hulumtojmë këtu se përveç kërcënimeve prej dezinformatave Maqedonia është e kërcënuar nga siguria ushqimore, që është një nga elementet bazë për paraqitjen e kancerëve, sepse çdo i dyti i trei është i prekur nga rrezikshmëria e ushqimeve dhe aspak nuk pretendohet. E dyta ëshhtë rreziku nga siguria ekonomike për arsye se borxhi publik në Maqedoninë e Veriut është shumë i lartë dhe kjo përbën 69 ose 71 për qind të buxhetit. Nëse kjo arrin në kufirin e shkallës së lartë, nënkupton se shumë shpejtë shteti mund të bankroton për sa i përket sigurisë dhe çështjeve ekonomike. Pra vetë strategjia e shtetit është e defokusuar dhe është dezinformatë, sepse nuk është problemi i Maqedonisë se a do aderojë në Bashkimin Evropian, por nga ana tjetër këto probleme siç është krimi, korrupsioni dhe elementet e tjera të kërcënimit të jetës cilësore dhe të dinjitetit, përbëjnë rrezik më të lartë. Nga ana tjetër të gjitha këto sugjerime që i jep NATO, si organizatë mbarëbotërore e cila ka dinjitet moral, funksional, ekonomik, të sigurisë…, por ka edhe një Kapitull të veçantë që meret me çështje të sigurisë civile që në këtë rast NATO ka kontribuar Mirëpo sa politika shtetërore e Maqedonisë ka strategji për të përfituar nga NATO? Mund të themi aspak, ose zero, sepse janë vetëm ato projekte që i inicon NATO dhe që i ndihmon në nivelin ushtarak, në nivelin e gjendjes civile që ka ndihmuar institucionet për të ngritur rastin, por në shumicën e rasteve po keqpërdoren këto projekte, jo në aspektin material e financiar, por në kuptimin se janë vetëm disa grupe dhe individë që i shfrytëzojnë këto projekte dhe jo edhe institucionet tjera, siç janë Universitetet, Akademi të ndryshme, njësi të ndryshme të caktuara që mund të kontribuojnë dhe të japin ide se si mund të shfrytëzohen. Unë kam një ide shumë të thjeshtë-NATO përveç anës materiale, shfrytëzon edhe të mirat bujqësore, ushqimet. Maqedonia vetëm tre-katër asortimente bujqësore të ja dërgojë drejtpërdrejt NATO-s, ajo mund ta nxjerrë nga kriza vetëm në aspektin ekonomik dhe civil. Në krahasim me shtetet tjera Maqedonia është në nivel më të ulët sa i përet asaj që përfiton nga këto projekte që kanë të bëjnë me NATO-n. Prandaj shumë pak janë të informuar qytetarët, përveç se në aspektin moral, publik, se jemi në NATO dhe se askush nuk na prekë dhe nuk do të cënojë kufijtë e Maqedonisë, por ka edhe segmente tjera civile, përmes të cilave ne mund të përfitojë nga ky subjekt që është jashtëzakonisht i lartë qoftë edhe në aspektin civil, në aspektin e sigurisë dhe shumë profesioneve e lëmive të tjera. Un edhe këtu ku jemi aktualisht në Universitetin e Tetovës kam diskutuar që të realizohet një ide e studimeve të reja ku do të përfshihet edhe Akademia ushtarake, ku ne do të përgatisim kuadro të reja për siguri dhe do të ishte një nga elementet bazë dhe njësi e përbashkët, për arsye se këtu mund të përfitojmë shumë me këmbimin e kuadrove të reja. Ju e shihi se ne tash jemi në kundërshtim me luftën e dezinformatave dhe në këtë rast nëpër universitete, nëpër programe të sigurisë do të ishte shumë më lehtë që të inkuadrohen të rinjtë dhe të kenë mundësi të inkuadrohen drejtpërsëdrejti dhe në këto projekte të ndihmonin vetë dinjitetin e shtetit, por edhe vetë dinjitetin e individëve të caktuar dhe grupeve shoqërore. E njëjta gjë është edhe çështja tjetër, për arsye se edhe çështjet legjislative për sa i përket karakterit juridik, shumë pak universitetet janë të angazhuara për të bë ligje dhe për t’i realizuar të njëjtit me propozime konkrete. E njëjta vazhdon edhe në NATO, pra përveç se kemi takime të ndryshme, ju do të shihni se shumë pak është e shfrytëzuar jo vetëm në aspektin shkencor-ekonomik, por edhe në pjesën si njihet ndryshe prioriteti i NATO-s që është edhe procesi inovativ për çështje që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me plotësimin e shkencës, siç është edhe terrorizmi ndërkombëtar, format e saja, hulumtimet e tyre që do të ndihmonin jashtëzakonisht shumë. fatkeqësisht këto segmente shumë pak janë në prizmin e studimeve dhe të qytetarëve të Maqedonisë dhe këto përfitime aktualisht të ulëta që i kemi në këtë aspekt, po të jetë informacioni më i përhapur, atëherë do të ishte shumë më e lartë edhe siguria ekonomike, civile dhe format tjera të sigurisë në përgjithësi.
Zhurnal: A mund të na thoni vlerësimin tuaj, nëse keni hulumtime edhe më mirë, se sa qytetarët e Maqedonisë dinë t’i dallojnë dezinformatat dhe lajmet e rrejshme?
Bashkim Selmani: Këtu kemi edhe studimet shkencore për sa i përket mënyrës së hulumtimeve që kemi të bëjmë në Maqedoninë e Veriut në të gjitha aspektet. Domethënë, qoftë për shfrytëzimin e të drejtave të komunikimit provat-individual dhe të interesit publik. Fatkeqësisht, qytetarët e Maqedonisë së Veriut-ja këtu i kei edhe përqindjet, shumë pak janë të informuar për interesin publik. Dhe shpesherë ndodhë edhe në komunikimet e caktuara, kjo që përbën traditën dhe burimin e familjes dhe të drejtës publike dhe të drejtës private. Fatkeqësisht në Maqedoninë e Veriut shumë pak dallohet e drejta private dhe e drejta publike në interes të caktuara. Dhe çfar ndodh? Shpeshherë ndodh që individë dhe grupep të caktuara japin indikacionin dhe këta, t’i quajë ‘spiunë të caktuar’ që kanë veprimtaritë e tyre dhe pagesat, duke filluar që nga mediat, mënyra e komunikimit, gjithmonë meret informat dhe shpërndahet përnjëherë, por jo edhe të analizohet dhe të faktizohet. I njëjti komunikim është edhe mes individëve, shpeshherë ndodh që këto informata të merren dhe të shpërndahen dhe nga ana tjetër nuk e kemi atë pjesën, që ne në drejtësi i themi ‘ballafaqimi”, sepse me ballafaqimin e argumenteve dhe provave sheshherë vijmë te e drejta dhe e vërteta. fatkeqësisht, qoftë në të drejtën private, qoftë në të drejtën publike, këto dy korelacione janë në kundërshtim me njëra tjetrën, sepse shpeshherë dezinformata gje hapësirë shumë më të madhe, sepse nuk e kemi elementin e ‘ballafaqimit’ dhe ‘faktizimit’. po të shihni, në bazë të veprave penale për shpifje, akoma numri është shumë i ulët për arsye se edhe ato raste që kanë denoncuar shpifje, cënimin e integritetit të individit, prej institucioneve dhe vetë shtetit shumë pak hasin në hetime dhe sjellje të aktgjykimeve, për sa i përket cënimit të dinjitetit. Pra thjeshtë, institucionet e Maqedonisë së Veriut akoma nuk e trajtojnë si problem bazik dezinformatën dhe të merren drejtpërsëdrejti me të. Shpeshherë jo vetëm dezinformatat e brendshme, por në këtë rast në Maqedoni ka edhe dezinformata të karakterit ndërkombëtar që përbëjnë një nga problemet bazë dhe krijojnë shumë çoroditje në aspektin e brendshëm. Një nga këto çoroditje, që rezulton me humbjen e kohës është edhe ndërrimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, rreth së cilës ka dezinformata jashtëzakonisht të larta, siç kishte edhe në aderimin e saj në NATO. Kjo nënkupton që Maqedonia e Veriut është një çerdhe shumë e madhe që shpeshherë ndjen dëmet që u bëhen qytetarëve dhe vetë interesit të shtetit. Këto qëndrime ju i patë se edhe kur gjithë shqiptarët pretendonin të jemi pjesë e NATO-s, atëherë kishte protesta kundër NATO-s me të cilat vendet fqinjësore pretendonin me propagandat e dezinformatave armiqësore. Kështu edhe sot mendon me urrejtje një pjesë e qytetarëve dhe kjo urrejtje nënkupton të përfitohet nga ajo. Tash kemi situatë të njëjtë kur dezinformatat janë aq shumë prezentë saqë edhe partitë politike bien pre e tyre, sepse nuk e thonë të drejtën dhe të vërtetën dhe kjo përbën që pjesa bazike e dezinformatave është shumë e theksuar, por nuk është hetuar në aspektin penal dhe juridik.
Zhurnal: Si e vlerësoni qasjen e institucioneve arsimore në vetëdijesimin e qytetarëve nga rreziku prej dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, duke u nisur nga niveli më i ulët deri në atë universitar?
Bashkim Selmani: është fakt se akoma nuk ka lëndë, fatkeqësisht, që do të kishte metodat… akoma nuk i kemi të shkruara ja si i kemi këtu në fakultetin e kriminalistikës, ku studentët drejtpërsëdrejti udhëzohen dhe mësojnë mënyrën e mbrojtjes së sigurisë personale, sepse kjo nuk dëmton vetëm aspektin individual, por dëmton edhe atë nacional dhe ndërkombëtar. Dhe në këtë rast, nëse bëhet fjalë për shkollat fillore dhe të mesme, shpresoj që duhet të krijohet një drejtori e veçantë në nivel të ministrive, sidomos të punëve të brendshme dhe të jepet forma dhe udhëzimet, për arsye se një pjesë e dezinformatave ose pre e të drejtave individuale ndodhte përmes sistemit kompjuterik dhe sistemit mobil. Do të thotë se ne sot kemi një nga problemet bazë të defokusit që shumë vepra penale kryhen nëpërmjet rrjeteve sociale. Shpeshherë kjo e bën që të mos hetohen dhe viktimat të jenë në rritjen e sipër. Këtu edhe e drejta ndërkombëtare, në bazë të sigurisë së përgjithshme, lejon marrjen e informatave nga ana e institucioneve dhe shteteve vetëm për çështje të veprave penale të pedofilisë dhe kjo përbën emergjencën shumë më të shpejtë, por jo edhe për vepra penale të tjera që janë shumë të përhapura dhe pikërisht këtu është elementi i dezinformatës, por në shumicën e rasteve krimi i organizuar i rrjeteve sociale shpeshherë din t’i viktimizojë grupmoshat e reja. Besoj që shkollat, sidomos në këtë rast unë besoj se universitetet e kanë bazë që gjithë ato tekste që mësohen në shkollat e sigurisë duhet të jenë të disponueshme edhe në shkollat fillore dhe të mesme, për arsye se viktima fatkeqësisht janë grupmoshat e reja.