Shkup, 25 tetor – Zëvendës kryeministri për çështje europiane, Bojan Mariçiq, në intervistën e tij eksluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, flet për mënyrën se si anëtarësimi i vendit në NATO ndihmon në plotësimin e kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Intervista është zhvilluar në kuadër të projekti “Mos besoni në dezinformata, ne jemi NATO”, kurse Mariçq shprehet se pikërisht anëtarësimi në NATO na ka shpëtuar nga destabilizimi që do të mund të ndodhte për shkak të turbulencave në nivel ndërkombëtar, si dhe do të na ndihmon në arritjen e synimit për anëtarësim në BE në vitin 2030. Zëvendës kryeministri Mariçiq flet edhe për dëmin që procesit integrues ia shkaktojnë dezinformatat dhe lajmet e rrejshme, gjë që ka qenë preente si dukuri edhe para se të anëtarësohemi në NATO edhe tani kur duhet të fillojmë negociatat me BE-në.
Zhurnal: Z. Mariçiq, Maqedonia e Veriut tani tre vite e gjysëm është anëtare e NATO-s, kurse qëllimi i ardhshëm është anëtarësimi në BE. Na thoni se sa këto dy procese ndihmojnë dhe plotësojnë njëri tjetrin?
Bojan Mariçiq: Jo për kot, që nga pavarësimi i Maqedonisë së Veriut, në atë kohë Republika e Maqedonisë, fjala ‘eurointegrime’ theksohet bashkërisht. Kjo është për shkak se këto dy procese janë shumë të afërta, shumë të rëndësishme, e shpesh herë ata që bëjnë analiza të sigurisë, që i analizojnë NATO dhe euro integrimet, thonë se anëtarësimi në NATO është një lloj faze e parë, ose paradhomë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se rruga deri te Bashkimi Evropian shkon përmes NATO-s. Këto nuk janë vetëm fjalë, kjo vërehet edhe në vepër, sepse numri më i madh i vendeve, nga ish blloku lindor, veçanërisht ato që u anëtarësuan në vitin 2004, praktikisht të gjitha paraprakisht u anëtarësuan në NATO, e më pas e rrumbullakësuan anëtarësimin në BE. Mos të harrojmë se BE dhe NATO kanë strategji komplementare. Vitin e kaluar u miratua Busulla Strategjike e NATO-s që në masë të mëdha don të thotë edhe kordinim mes NATO-s dhe BE-së. Sfidat e sotme janë globale, të mëdha dhe kërkojnë përgjigje të përbashkët. Kështu që, veçanërisht në pjesën e politikës së jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian NATO ka rol serioz.
Zhurnal: Sa na ndihmon NATO me sigurinë që e ofron, të afrohemi me standardet e BE-së në aspektin ekonomik?
Bojan Mariçiq: E keni parasysh, para pesë viteve kishim një dilemë në shoqërinë tonë se mos ndoshta paguajmë çmim të lartë për anëtarësimin tonë në NATO me Marrëveshjen e Prespës dhe me lëshimin serioz pe ose kompromisin që duhej ta bëjmë lidhur me emrin e vendit tonë. Mendoj s etë gjithë asokohe kishim dilema mos ndoshta po paguajmë çmim shumë të lartë. Por sot, pesë vite më vonë- tre vite që kur jeni anëtarësuar, e pesë vite që kur kemi përfunduar Marrëveshjen e Prespës, kemi situatë në të cilën prej nesh kërkohet përkrahje që Finlanda dhe Suedia të bëhen anëtare të NATO-s. E keni parasysh, ato janë vende serioze të zhvilluara që me dekada e me shekuj kanë pasur politikë të neutralitetit ushtarak. Nëse ato kanë vendosur ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre dhe të kërkojnë anëtarësi në një aleancë ushtarake si është NATO, kjo është vetëm edhe një konfirmim se ne e kemi bë hapin e vërtetë para pesë viteve kur e kemi zgjidhur kontestin me Greqinë dhe para tre viteve kur jemi bë anetare e NATO-s. Anëtarësimi në NATO, vetvetiu sjell siguri-ky është qëllimi i NATO-s, kurse ajo sigrui është parakusht mjaft i rëndësishëm për zhvillim ekonomik. Të gjitha vendet që janë bë anëtare të NATO-s-Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, po flas për vendet që janë anëtarësuar në 15 vitet e fundit, të gjitha treguan një zhvillim serioz ekonomik që ëvjen falë stabilitetit dhe sigurisë që e ofron NATO. Anëtarësimi në NATO na ndihmoi në ballafaqimin me të gjitha krizat që i patëm këto vite, sepse edhe huatë që i morëm nga bankata ndërkombëtare, edhe aranzhmanet që i kemi me bankat ndërkombëtare, gjatë vlerësimeve nëse jemi të aftë për të fituar aranzhman ose kredi të tillë
vlerësohet lartë fakti se ne jemi anëtar në NATO dhe kjo ndihmon shumë në të gjitha aranzhmanet që kemi me institucionet financiare ndërkombëtare, por edhe me bankat private ndërkombëtare. Poashtu edhe investitorët kur bëjnë analiza të tregut dhe kushteve për investim në vendin tonë Maqedoninë e Veriut, anëtarësimi në NATO jep një dimension të fuqishëm dhe kjo shikohet edhe përmes investimeve. Domëthënë, rritja, rritja e shumëfishtë e investimeve në vitet e fundit tregon një përfitim kyç nga anëtarësimi në NATO dhe mendoj se kjo duhet të theksohet sa më tepër dhe sa më shpesh, sepse nuk jam i sigurt që opinioni në tërësi e kupton, ose e lidh atë sukses me investimet ose në përballjen me krizat pikërisht me anëtarësimin në NATO. Ndoshta, po të mos ishin tre vitet e fundit vazhdimisht vite krize-pandemia COVID, agresioni rus ndaj Ukrainës, të gjitha pasojat nga ai agresion ekonomike dhe energjetike, jam i sigurt se edhe më tepër efekti nga anëtarësimi në NATO përmes përfitimeve ekonomike.
Zhurnal: Çka do të ndodhte, mendoj është vështirë të bëhet asi lloj supozimi, por çka od të ndodhte po të mos ishim në NATO?
Bojan Mariçiq: Mendoj se lehtë mund të supozohet se çka do të ndodhte. Vazhdimisht do të kishim, siç kemi pasur më herët, një pikëpyetje të madhe lidhur me sigurinë e shtetit, a do të jemi të sigurt, a do të bëhemi, a mund të destabillizohet shteti. Mendoj se ne jo vetëm që siguruam prezencë të madhe të anëtarëve të NATO-s këtu, por po tregojmë edhe pjesëmarrjen tonë aktive në Aleancën NATO dhe në strukturat e NATO-s. Veçmë po bëhemi faktor që kontribuon për stabilitetin edhe në rajon, por edhe në shumë rajone ku NATO ka interes, ushtarët tanë marin pjesë në shumë misione paqësore. Kjo do të thotë se Maqedonia e Veriut maksimalisht po e shfrytëzon anëtarësimin në NATO për sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë së vet, që kjo të mos jetë më temë dhe t’i përkushtohemi zhvillimit ekonomik. Po të mos ishim anëtarë në NATO, jam i sigurt se gjatë tërë kohës mbi kokë do ta kishim atë pikëpyetje të madhe për sigurinë dhe stabilitetin tonë, me siguri ajo do të ndikonte në uljen serioze të mundësive për investime sepse askush nuk dëshiron të investojë në shtete të pasigurta, prandaj mendoj se anëtarësimi në NATO me gjitha ato që i përmendëm si përfitime, është një parakusht i rëndësishëm edhe për aspektet tjera të reformave që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian.
Kjo vlen edhe për demokratizimin e shtetit, edhe për zhvillim të institucioneve, edhe sundim i së drejtës, do të thotë një spektër i tërë i efekteve pozitive.
Zhurnal: Tani gjendemi në një moment mjaft i ngjashëm me momentin në të cilin ishim para se të anëtarësihemi në NATO, respektivisht para se ta miratojmë Marrëveshjen e Prespës në Kuvend. Edhe tani hapi i fundit vafret nga vullneti politik, apo të themi mungesa e vullnetit politik. Na thoni a jeni optimist nëse pas tre ose pesë viteve do të themi sërish se bëmë një hap që ia vlejti?
Bojan Mariçiq: Unë jam i bindur se bëhet fjalë për qëllim të arritshëm, të realizueshëm, të themi se pas disa viteve mund t’i përfundojmë negociatat me BE-në. Me vendet tjera ato mesatarisht kanë zgjatur katër vite, 4 ose 5 varësisht prej shteti dhe mendoj se nëse ne futemi në fazën e ardhshme të negociatave, pasi jemi në fazë përfundimtare me procesin e skriningut, mes viteve 2024-2028, ose 2029 mund t’i mbyllim negociatat dhe pastaj vjen një periudhë e ratifikimit të marrëveshjes për anëtarësim, që zakonisht mer një ose një vit e gjysmë, ndonjë herë dy vite, varësisht prej procesit. Vetëm procesi për ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit tonë në NATO zgjati një vit e tepër, kështu që bëhet fjalë jo vetëm për synim optimist por edhe realist dhe besoj se nuk duhet të ketë ndonjë problem…
Zhurnal: Pyetja ishte edhe për momentin e tanishëm politik, lidhur me plotësimin e kushtit për ndryshimet kushtetuese.
Bojan Mariçiqi: E keni parasysh, ne, siç thash, para pesë viteve kur e miratuam Marrëveshjen e Prespës, të gjitë vlerësonin se do të ndodhë ndonjë çudi e madhe, ose se do të mbetemi pa identitet, ose që shteti do të shkojë në drejtim të gabuar. Përkundrazi, në këtë periudhë prej tre viteve, e pamë se me anëtarësimin në NATO dhe vendimet që i sollëm atëherë, patëm vetëm efekte pozitive si miqësia me Greqinë, përfitimet nga NATO anëtarësimi dhe hapja e portave nga ana e Greqisë, respektivisht heqja e vetos greke nga procesi i eurointegrimeve. Jami i sigurt poashtu, se nëse sot e kryejmë detyrën unë jam optimist se do të kemi sukses, kuptohet nëse të gjithë e kuptojnë përgjegjësinë që e ka çdo deputet dhe çdo parti. Atëherë, jam i sgurt, se pas tre ose pesë viteve, një pjesë e madhe e qytetarëve nuk do të ju kujtohet se ky problem ka ekzistuar, kurse përfitimet nga fillimi i negociatave do të jenë të shumëfisht dhe shumë të mira.
Zhurnal: Sa lajmet e rrejshme dhe dezinformatat i rëndojnë proceset e nevojshme që duhet t’i kalojmë për t’i realizuar synimet në integrimet euroatlantike. Sa ishte kjo në rastin e Marrëveshjes së Prespës, sa ëhstë tabi dhe sa kemi nxjerrë mësim në këtë aspekt prej më herët.
Bojan Mariçiq: Lajmet e rrejshme janë arma më e fuqishme e kundërshtarëve tanë, e kundërshtarëve të anëtarësimi tonë në BE dhe NATO. E pamë se çfar dëmi shkaktuan pikërisht ato dezinformata dhe lajme të rrejshme gjatë bisedimeve, diskutimit dhe miratimit të propozimit francez vitin e kaluar. Edhe pse të gjitha ato dezinformata tani një vit e gjysëm shpërthyen si fluska sapuni edhe se do të bullgarizohemi, edhe se do të humbim identitetin edhe se Bullgari do të nxjerrë nuk e di çfarë kushte shtesë, krejt kjo sot bie në ujë dhe askush më as që e diskuton. Kurse vitin e kaluar, nëse ju kujtohet, patëm edhe protesta të dhunshme në bazë të atyre dezinformatave. Për fat të keq, para tyre u gjunjëzuan, e madje edhe morën pjesë në disemenimin dhe diskutimin e tyre edhe përkrahës të sinqertë të idesë për anëtarësim në BE. Megjithatë, pikërisht kjo tregon se sa është e rrezikshme kjo betejë, respektivisht sa është e rrezikshme arma e dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme. Edhe me NATO-n patëm poashtu një anti-fushatë të tillë se fëmijët tanë do të duhet të japin jetë në fronte nëpër botë, se do të duhet të paguajmë nuk e di çfarë shumë parash, se të gjitha që i kanë edhe shtetet tjera si shtrenjtimet, pandemi, kriza energjetike që buron nga lufta në Ukrainë, janë pasojë e anëtarësimit në NATO. Mendoj se vetëm me qasje proaktive, me komunikim publik dhe të drejtpërdrejtë, me dekonstruim të lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave, por edhe me vetërregullim të mediave, sepse në shtet demokratik nuk është e hijshme që vetëm Qeveria të meret me hapësirën publike, por element i rëndësishëm është edhe vetërregullimi. Mendoj se kjo na mungon dhe duhet të avancohet për shkak të interesit publik të informacionit publik dhe informacionit të saktë. Sepse nuk mundet as qytetarët të sjellin vendime valide, e as të përcaktohen për ndonjë çështje të caktuar nëse nuk i posedojnë informatat e vërteta. Mos të harrojmë se në bazë të aksioneve të tilla speciale propagandistike të themi, të bazuara në shumë dezinformata, ndodhën procese të mëdha, siç janë Brexit- e shohim sot se shumë mite që ishin prezente gjatë fushatës së Brexitit tashmë publikisht dhe në mënyrë të qartë thuet se nuk kanë vlerë dhe nuk kanë qenë ashtu siç janë prezantuar, kurse pasojat janë të mëdha. Kështu që është me rëndësi të madhe informim me kohë dhe i saktë i qytetarëve dhe kundërshtim aktiv i dezinformtave, sepse ato kanë efekt, kanë efekt negativ, ndonjëherë me veprim shkatërrues.
Zhurnal: Si duket do të duhet ta presim vitin 2030 që të dimë se si është ndjenja të jemi qytetarë të Bashkimit Evropian. Por a mund të na tregoni mendimin tuaj, si do të jetë Maqedonia e Veriut si vend anëtar në NATO dhe në BE?
Bojan Mariçiq: jam i bindur se vitin 2030 do të mund ta presim si vend anëtar në BE. Normalisht, nuk duhet të presim prej tani deri atëherë, por duhet të punojmë me mund për plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE. Mendoj se në vitin 2030 Maqedonia e Veriut mund të jetë një rrëfim i suksesshëm evropian, anëtare në NATO, anëtare në BE, shtet i qytetarëve të lumtur, shtet i qytetarëve që jetojnë në vendin e tyre dhe duan të jetojnë në vendin e tyre, duke pasur mundësi edhe për të bë biznes, edhe për të punuar në sektorin publik edhe për arsim dhe shëndetësi kualitative, por edhe institucione të fuqishme që funksionojnë në bazë të sundimit të ligjit. Ky është ideali i bashkimit Evropian dhe këto janë synimet për të cilat ne angazhohemi.