• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Iraku pas atentatit të dështuar ndaj kryeministrit al-Kadhimi

usrargument by usrargument
08/11/2021
in Bota
0
Iraku pas atentatit të dështuar ndaj kryeministrit al-Kadhimi
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi u takua me presidentin e vendit Barham Salih dhe zhvilloi takime të sigurisë dhe një mbledhje të kabinetit të dielën pasi i mbijetoi një atentati të dukshëm më herët gjatë ditës së dielë. Presidenti Joe Biden lëshoi një deklaratë ku dënoi sulmin ndaj kryeministrit al-Kadhimi dhe vleresoi thirrjet e tij për qetësi, vetëpërmbajtje dhe dialog për të mbrojtur institucionet e shtetit dhe për të forcuar demokracinë në Irak.Në një video të lëshuar nga zyra kryeministrit, al-Kadhimi diskutoi sulmin kundër rezidencës së tij në Zonën e Gjelbër shumë të fortifikuar të Bagdadit, ku ndodhen ndërtesat e qeverisë irakiane dhe ambasadat e huaja.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë autorët e këtij krimi të rëndë, që vuri në shënjestër rezidencën e kryeministrit. Do të kërkojmë autorët. Ne i njohim shumë mirë ata dhe me siguri do t’i gjejmë”, tha kryeministri.

Sulmi me dron, i cili la të plagosur disa nga rojet e tij të sigurisë, pasoi një përplasje midis forcave irakiane të sigurisë dhe përkrahësve të partive politike të mbështetura nga Irani pas humbjeve të tyre të thella në zgjedhjet e Irakut rreth një muaj më parë.

“Ata duan një vend bandash dhe një vend pa siguri. Ne kërkojmë një shtet që do të ndërtojë Irakun, të ardhmen e Irakut, të fëmijëve tanë dhe që ruan dinjitetin e vendit. Ne respektojmë shtetin dhe sigurojmë të gjitha kushtet që garanton suksesin e tij. Ne punojmë shumë për t’u shërbyer irakianëve”, tha kryeministri Mustafa Al-Kadhimi.

Ndërkohë, trupa, patrulla dhe mjete të blinduara u vendosën rreth kryeqytetit dhe pranë Zonës së Gjelbër të tij, ndërsa helikopterët qarkullonin në hapësirën ajrore të Bagdadit.

Agjencia irakiane e lajmeve citoi një zëdhënës të ministrisë së brendshme të thoshte se në sulm u përdorën tre dronë të ngarkuar me eksploziv, dy prej të cilëve u rrëzuan nga forcat e sigurisë, ndërsa i treti goditi rezidencën e kryeministrit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës.

Presidenti Joe Biden lëshoi një deklaratë ku dënoi sulmin ndaj kryeministrit al-Kadhimi dhe lavdëroi udhëheqjen e tij duke bërë thirrje për qetësi, përmbajtje dhe dialog për të mbrojtur institucionet e shtetit dhe për të forcuar demokracinë në Irak.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Sekretari i Shtetit Antony Blinken pati një bisedë telefonike me zotin al-Kadhimi të dielën për të theksuar se partneriteti i Shteteve të Bashkuara me qeverinë irakiane “është i palëkundur”./woa

Previous Post

Partitë çeke arrijnë marrëveshje për koalicionin qeverisës

Next Post

Merkel në intervistën e fundit si kancelare: Sfidat më të mëdh kanë qenë padyshim kriza e emigrantëve dhe pandemia e Kovid-19

usrargument

usrargument

Next Post
Merkel në intervistën e fundit si kancelare: Sfidat më të mëdh kanë qenë padyshim kriza e emigrantëve dhe pandemia e Kovid-19

Merkel në intervistën e fundit si kancelare: Sfidat më të mëdh kanë qenë padyshim kriza e emigrantëve dhe pandemia e Kovid-19

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.