• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Ish ministri boshnjak, Llagumxhija: Zaev e përjetoi fatin e gjithë reformatorëve

usrargument by usrargument
03/11/2021
in Maqedoni
0
Ish ministri boshnjak, Llagumxhija: Zaev e përjetoi fatin e gjithë reformatorëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 3 nëntor – Ndërmarrja e përgjegjësisë për dështimin zgjedhor e kryeministrit Zoran Zaev është rast pa precedent në rajon. Përveç se ky akt i Zaevit mundet ose duhet të shërbejë si shembull për shumë politikanë në rajon, analitikët dhe njohësit e gjendjeve në Ballkan me brengosje të madhe e kanë marrë këtë lajm, duke marrë parasysh se Zaevi u takonte politikanëve të rrallë progresivë në këtë pjesë të Evropës, vlerëson portali sarajevas Startbih.ba.

Ish ministri i Punëve të Jashtme të BeH-së dhe kryetar shumëvjeçar i Partisë Socialdemokrate (SDP), Zllatko Llagumxhija në deklaratë për Startbih. ba vlerëson se kryeministri Zaev e ka përjetuar fatin që zakonisht e përjetojnë reformatorët në rajon.

“Për fat të mirë, ai nuk përfudoi aq brutalisht, aq tragjikisht sa disa të tjerë, por atë që e ka bërë ishte tentim që në kushte të pabesueshme ta tërheq Maqedoninë, madje edhe tërë rajonin, nga balta ku gjendet. Sinqerisht shpresoj se Zoan Zaevi u largua, që të kthehet. Kthimi i Zaevit do të thoshte përparim të madh për tërë rajonin. Politika që u bashkua kundër tij në të vërtetë është shumë e paunifikuar. Keni opsion qytetar, modern dhe progresiv, të grumbulluar rreth kandidatëve të pavarur, por për fat të keq ajo u bashkua me të djathtën më të errët dhe e ktheu në skenën politike VMRO-DPMNE-në. Ky është një hap i madh prapa. Gjithsesi, qytetarët e Maqedonisë së Veriut vendosin për fatin e tyre dhe u dëshiroj shumë fat. Posaçërisht miqve, socialdemokratëve”, tha Llagumxhija.

Sipas tij, dorëheqja e Zaevit edhe nga posti i kryeministrit edhe nga funksioni partiak pas dështimit zgjedhor është diçka që për herë të parë po ndodh në rajon.

“Deri tani ka pasur disa shembuj, edhe unë humba në zgjedhjet në vitin 2014 dhe jam tërhequr nga skena operative politike. Zaevi është tërhequr në mënyrë dramatike dhe për rajonin mënyrë të panjohur në 30 vitet e fundit. Përsëris edhe një herë, sinqerisht besoj se Zaevi u largua që përsëri të kthehet”, deklaroi Llagumxhija.

Previous Post

Spas Tashev: Funksionimi i komisionit historik në formatin aktual është I tepërt

Next Post

Dimitrievski: Zaev nuk më ka uruar fitoren, politikat e tij e sollën LSDM-në në këtë gjendje

usrargument

usrargument

Next Post

Dimitrievski: Zaev nuk më ka uruar fitoren, politikat e tij e sollën LSDM-në në këtë gjendje

Stay Connected test

Recent News

Tayna publikon një pjesë të klipit nga bashkëpunimi me Azetin

Tayna publikon një pjesë të klipit nga bashkëpunimi me Azetin

29/06/2022
Trejsi Sejdini rrit temperaturat me format e saj trupore në një shkretëtirë të Las Vegasit

Trejsi Sejdini rrit temperaturat me format e saj trupore në një shkretëtirë të Las Vegasit

29/06/2022
Justin Bieber bën daljen e parë në publik që pas diagnostifikimit me sindromën “Ramsay Hunt”

Justin Bieber bën daljen e parë në publik që pas diagnostifikimit me sindromën “Ramsay Hunt”

29/06/2022
Elgit Doda tregon dy shokët e tij të ngushtë, dhe ata nuk janë Donaldi e Romeo

Elgit Doda tregon dy shokët e tij të ngushtë, dhe ata nuk janë Donaldi e Romeo

29/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort