• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kosovë

Ish-prokurori Blakaj për Vettingun: Kosova nuk e ka luksin të mbetet peng i disa individëve në sistemin prokurorial e gjyqësor

usrargument by usrargument
05/11/2021
in Kosovë
0
Ish-prokurori Blakaj për Vettingun: Kosova nuk e ka luksin të mbetet peng i disa individëve në sistemin prokurorial e gjyqësor
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale Elez Blakaj ka reaguar në lidhje me kundërshtimet që po i bëhen procesit të reformave në drejtësi, e më saktësisht Vettingut, duket thënë se Kosova nuk e ka luksin të mbetet peng i individëve që janë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Blakaj tha se me gjithë respektin për shumë ish-kolegë prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë bërë dhe po bëjnë përpjekje ta kryejnë punën me përgjegjësi dhe përkushtim si profesionist, nuk mund t’i lejohet një pjese tjetër që ta keqpërdor punën e tyre.

“Sot, Kosova nuk e ka luksin të mbetet peng i disa individëve të cilët janë pjesë e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, faturën e të cilëve po e paguan Kosova padrejtësisht, e më këtë qasje, përkrahja dhe ndihma e miqve e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të vazhdojë përgjithmonë, nëse ne nuk e ndihmojmë vetën”, shkruan ndër të tjera Blakaj.

Ai u shpreh se rregullat apo normal kanë kuptim vetëm kur ato zbatohen.

“Të nderuar miq, kohët e fundit po e vërej se ka një debat “interesant për reformën në drejtësi” në Kosovë! Të gjithë e dimë, por jo secilit po i pëlqen ta pranoj realitetin! Si ata të cilët janë PËR apo KUNDËR këtyre reformave, e dinë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përmban çdo normë dhe standard ndërkombëtar i cili garanton plotësisht pavarësinë dhe funksionimin e plotë të sistemit gjyqësor.  Ashtu siç e dinë se “NE”, me sjelljet dhe veprimet tona e kemi injoruar, degraduar dhe zhvlerësuar këtë “pavarësi”  deri në atë nivel aq sa e kemi zhvesh nga dinjiteti këtë parim, andaj kjo “pavarësi” nuk po na duron tutje”, shkruan Blakaj.

Tutje ai shprehet se “As sot, as nesër dhe në asnjë rrethanë kjo “pavarësi” nuk do te arrihet dhe bëhet, NËSE NE NUK SILLEMI SI TË TILLË, pavarësisht se Kushtetuta e vendit e thotë dhe e konfirmon,… e kotë është!  Pra, në esencë  këtu problemi është se nuk po zbatohet rregulla dhe parimi,  andaj është gjithë ky reagim dhe mospajtim”.

Ish-prokurori Blakaj ka thënë se “nuk ka e as nuk do të duhet të ketë “pavarësi absolute”, për ata të cilët me vendimet e tyre kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë se NUK janë të pavarur e të paanshëm dhe nuk qajnë kokën shumë për zbatim të procedurave dhe ligjit, fatkeqësisht”

Në fund Blakaj shtoi “Një përshëndetje për të gjithë ata të pavarur të cilët edhe përkundër vështirësive, e kanë dëshmuar me sjelljet, veprimet dhe vendimet e tyre, se përfaqësojnë te ardhmen e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, e po ashtu se kanë fare shqetësim reformën në drejtësi dhe Vetingun. Të pavarura, janë vetëm ata që ligjin e kanë “SHEF” dhe e bëjnë gjumin qetë”. 

Previous Post

Sugareski jep dorëheqje si kryetar i bordit mbikqyrës të LSDM-së

Next Post

Edhe 100 afganë largohet nga Kosova drejtë SHBA-së, Montgomery falënderon kosovarët që i pritën

usrargument

usrargument

Next Post
Edhe 100 afganë largohet nga Kosova drejtë SHBA-së, Montgomery falënderon kosovarët që i pritën

Edhe 100 afganë largohet nga Kosova drejtë SHBA-së, Montgomery falënderon kosovarët që i pritën

Stay Connected test

Recent News

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 55-të

28/06/2022
Pa ujë përdoruesit e Rrugës së Lubotenit

Pa ujë banorët e fshatit Batincë

28/06/2022
Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

28/06/2022
Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

28/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort