Tetovë, 23 dhjetor – Policët e Tetovës sot në sheshin e qytetit arrestuan një 25 vjeçar, tek i cili janë gjetur 5000 copë piroteknikë, për shkak të dyshimit për trafikim të paligjshëm.
“Në ora 16 e 30 minuta nga ana e nëpunësve policorë nga Tetova, gjatë marrjes së masave sipas planit për zbulimin e personave të cilët shesin mjete piroteknike, në sheshin në Tetovë, është privuar nga liria R.Sh. (25) nga Tetova, i cili është kapur duke shitur mjete piroteknike. Janë konfiskuar rreth 5000 copë mjete piroteknike dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Policia e Tetovës në dy raste gjatë ditës së djeshme ka konfiskuar mbi 2000 copë piroteknikë.