• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kosovë

Jashari e krahason Kurtin me Lekë Dukagjinin, ia përmend edhe kanunin

usrargument by usrargument
14/10/2022
in Kosovë
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i është kundërpërgjigjur ministres së Arsimit, Arbërie Nagacvi e cila ka kërkuar zëvendësimin e orëve.

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

Ai në një shkrim autorial, të cilin e ka titulluar “Nagavci dhe kanuni i Albin Kurtit”, ndër të tjera ka konstatuar se Nagavci e ka shkelur edhe Kushtetutën.

Shkrimi i plotë:

Në të kaluarën e largët shqiptarët vepronin me Kanunin e Lekë Dukagjinit sepse nuk kishte qeveri e ligje të aprovuara nga parlamenti. Në ditët e sotme Kosova përmes votimit në Parlament nëpër vitet e shkuara të lirisë e duke respektuar edhe këshillat e miqve ndërkombëtar krijoi Ligje dhe madje edhe Kushtetutën. Këto tani e sa kohë po shkelen vazhdimisht. Nagavci u pa qartë dhe u vërtetuar se ka shkel Kushtetutën dhe hiç asgjë. Qeveria Kurti e trimëruar nga vota e fituar dhe të pafytyrët e me emra të rrejshëm në face book dhe disa analistë që ju mungon edhe elementarja njerëzore e mbrojnë dhe e trimërojnë Kanunin e Albin Kurtit dhe qeverisë që ai përfaqëson.

Kur ka ligje e shkelen nuk ke si të thuash ndryshe veç se po instalohet Kanuni i Albin Kurtit që hedh poshtë gjithë ligjet e Parlamentit. Zoja Nagavci nuk thotë gjë para opinionit se ka shkel ligjet bashkë me Hekuran Muratin dhe mundohet të ndëshkonte vetëm punëtorët e arsimit për grevën se grevistëve të tjerë ua kishte ndarë pagat. Lufta me SBASHK-un dhe arsimit ka vazhduar e po vazhdon dhe dihet pse për ta zhdukur këtë sindikatë që është e fortë dhe nuk dorëzohet.

Zonja Nagavci në vend që të tregojë drejt se Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës në nenin 43 e në pikën 8 e thotë qartë e orët e humbura në grevë nuk zëvendësohen përveç nëse palët nënshkruese arrijnë marrëveshje të veçantë. Nagavici duke u munduar ta ruaj pozitën e ministres, që mund t’ia marr shefi nuk lodhet duke shkelur Kushtetutën e Ligjet e as edhe Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës vetëm e betim të jetë pjese Kanunit të Albin Kurtit. Tani ajo po kërcënon edhe me deklarimin se “mosmbajtja e orëve qenka vepër penale”. Mjerim ky i Nagavcit.

Zonja Nagavci, unë si njëri nga ata që kishim bërë angazhime sublime ta mbrojmë arsimin shqip nga furtunat e pushuesit dhe ishim po ata që u bëmë pjese grevës së 3 shtatorit të asaj kohe të okupimit, përjetuam pastaj vizita të inspektorëve të policisë serbe e të UDB-së me përndjekje e grushta e shkelma.

Me inspektorë po na kërcënon edhe tani ti. SBASHK-u as në ato vite nuk u nënshtrua e as në këto ditë të Kanunit të Albin Kurtit nuk do të nënshtrohet. Mendo kush do të jesh ti nesër e në vitet e lavdishme të betejave për mbrojtjen e arsimit shqip ti nuk ishte askund e as edhe të paftyrët që po më shajnë mua e mësimdhënësit e atyre viteve . Ndalu pak se kolltuku nuk zgjat me vite po jeta zgjat më shumë dhe vështirë të jetosh e turpëruar.

Previous Post

Rusia ua ndalon hyrjen disa zyrtarëve të lartë të Malit të Zi

Next Post

Australia përfshihet nga përmbytje të fuqishme

usrargument

usrargument

Next Post
Australia përfshihet nga përmbytje të fuqishme

Australia përfshihet nga përmbytje të fuqishme

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.