• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Showbiz

Kim Kardashian thotë se është zemërthyer pas tragjedisë në festivalin “Astroworld”

usrargument by usrargument
09/11/2021
in Showbiz
0
Kim Kardashian thotë se është zemërthyer pas tragjedisë në festivalin “Astroworld”
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kim Kardashian ka deklaruar se është absolutisht zemërthyer për viktimat në festivalin “Astroworld” të Travis Scott.

Tetë persona vdiqën dhe rreth 300 tjerë u plagosën në festivalin e muzikës që u mbajt në natyrë të organizuar në “NRG Park” në Huston të premten (5 nëntor).

“Absolutisht zemërthyer për jetët e humbura dhe këdo që u lëndua në Astroworld”, tha Kardashian, 41 vjeç, në një deklaratë të shpërndarë në InstaStory të hënën (8 nëntor).

Foto: Getty Images

“Ashtu si të gjithë ju, edhe familja jonë është e tronditur nga tragjedia. Ne po lutemi për të gjitha viktimat, familjet dhe të dashurit e tyre që u prekën në këtë tragjedi, si dhe Travis-in që e dimë se kujdeset aq shumë për fansat e tij dhe është me të vërtetë i shkatërruar”, ka vazhduar Kim, shkruan People.

Tragjedia ndodhi të premten mbrëma gjatë performancës së Scott në “Astroworld”, kur fansat hynë në skenë, duke shkaktuar një rritje vdekjeprurëse të turmës.

Foto: Kim Kardashian/InstaStory

Kylie Jenner, partnerja e Scott gjithashtu ka reaguar pas ngjarjes tragjike, në të cilën ishte e pranishme edhe bashkë me vajzën e saj dhe reperit, Stormi.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë ata që humbën jetën, u plagosën apo u prekën në ndonjë mënyrë nga kjo ngjarje”, shkroi Kylie ndër tjera.

Foto: AP

Motra e Kylie, Kendall Jenner, gjithashtu iu drejtua tragjedisë me një deklaratë të shkurtër të shpërndarë në Instagram të hënën.

“Unë jam ende pa fjalë mbi lajmet nga Astroworld. Jam vërtet e shqetësuar për familjet që kanë humbur të dashurit dhe lutjet e mia shkojnë për të gjithë të përfshirët. I dërgoj të gjithë atyre që janë prekur gjithë dashurinë time dhe u uroj atyre forcë gjatë kësaj kohe tepër shkatërruese dhe të ndjeshme”, tha Kendall në reagimin e saj.

Ndërkohë, policia e Hustonit aktualisht po vazhdon hetimet për ngjarjen.

Previous Post

“Viktimizohet, ka luajtur lojëra psikologjike me Granitin”, Fifi reagon ndaj komenteve të publikut

Next Post

Lady Gaga thotë se kishte veshur fustan antiplumb gjatë performancës në inaugurimin e presidentit Joe Biden

usrargument

usrargument

Next Post
Lady Gaga thotë se kishte veshur fustan antiplumb gjatë performancës në inaugurimin e presidentit Joe Biden

Lady Gaga thotë se kishte veshur fustan antiplumb gjatë performancës në inaugurimin e presidentit Joe Biden

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.