• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Kina  përcakton përparësitë për zhvillimin rural 2022

usrargument by usrargument
27/12/2021
in Bota
0
Kina  përcakton përparësitë për zhvillimin rural 2022
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kina ka përcaktuar përparësitë e saj për vitin 2022 për zhvillimin rural, duke premtuar masa konkrete dhe përpjekje të mëdha për të konsoliduar bujqësinë dhe për të nxitur gjallërimin rural përpara sfidave.
Konferenca vjetore qendrore e punës rurale, e mbajtur nga e shtuna deri të dielën në Pekin, analizoi situatën aktuale dhe detyrat me të cilat përballen çështjet që lidhen me bujqësinë, zonat rurale e fermerët dhe hartoi planin për vitin e ardhshëm

Konferenca theksoi rëndësinë e veçantë të nxitjes së vazhdueshme të punës rurale për të nxitur një mjedis ekonomik të qëndrueshëm e të shëndetshëm.
Presidenti Xi Jinping që përshëndeti konferencën ,nënvizoi sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë e zonave rurale në përgjigje të rreziqeve dhe sfidave të shumta.

Sigurimi i furnizimit me mallra parësore është një çështje kryesore strategjike, vuri në dukje ai, duke bërë thirrje për përpjekje për të mbrojtur sigurinë e drithërave dhe tokën bujqësore, për të bërë rregullime strukturore, për të zgjeruar mbjelljen e sojës e të bimëve të tjera vajore, si dhe për të siguruar furnizimin e mishit të derrit, perimeve dhe produkteve të tjera bujqësore.

Në vitin 2021, prodhimi i drithërave në Kinë arriti në afro 683 miliardë kg, 13.4 miliardë kg më shumë nga viti i kaluar, duke shënuar vitin e shtatë radhazi që prodhimi i përgjithshëm i drithërave në vend i kalon 650 miliardë kg.

Konferenca vuri në dukje se prodhimi i drithërave për vitin 2022 duhet të jetë më shumë se 650 miliardë kg, prodhimi i derrit duhet të jetë i qëndrueshëm dhe furnizimi efektiv me bagëti, shpendë, produkte ujore dhe perime duhet të jetë i mjaftueshëm.

Në konferencë u shpall plani për krijimin e 100 milion mu (6.67 milion hektarë) tokë bujqësore me standarde të larta dhe trajtimin e teknologjive kryesore bujqësore, ndërkohë që u kërkuan përpjekje për të zhvilluar zonat rurale nëpërmjet nxitjes së industrive atje dhe përshpejtimit të zhvillimit të integruar urban-rural në nivel konteje .

Gjatë tetë vjetëve të fundit, Kina ka nxjerrë nga varfëria 98.99 milionë banorët e fundit të varfër ruralë që jetonin nën kufirin e varfërisë dhe ka hequr të 832 kontetë dhe 128 000 fshatrat e varfra nga lista e varfërisë.

Reforma dhe zhvillimi bujqësor e rural kanë dëshmuar një përparim të jashtëzakonshëm, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e vendit për arritje të reja mes ndryshimeve dhe për të ruajtur stabilitetin e përgjithshëm, u tha në konferencë.

Previous Post

Presidenti Pendarovski këtë javë duhet ta ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re

Next Post

Shitjet e makinave pritet të rriten me 6.2 për qind në vitin 2022

usrargument

usrargument

Next Post
Shitjet e makinave  pritet të rriten me 6.2 për qind në vitin 2022

Shitjet e makinave pritet të rriten me 6.2 për qind në vitin 2022

Stay Connected test

Recent News

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

15/05/2022
Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

15/05/2022
Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

15/05/2022

240 mijë vaksina skadojnë për dy javë

15/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort