• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Kina zotohet për zgjerimin e hapjes dhe ndarjen e mundësive të zhvillimit me botën

usrargument by usrargument
05/11/2021
in Bota, Kina
0
Kina zotohet për zgjerimin e hapjes dhe ndarjen e mundësive të zhvillimit me botën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kina ritheksoi të enjten përkushtimin e saj për zgjerimin e hapjes dhe ndarjen e mundësive të zhvillimit me botën. Presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje se Kina do të zgjerojë më tej importin dhe “do të ndjekë zhvillimin e ekuilibruar të tregtisë” në një videofjalim të rëndësishëm në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 4-t Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE ).

Sivjet është 20-vjetori i anëtarësimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë. Presidenti Xi i hodhi një vështrim përparimit të vendit në thellimin e reformave dhe zgjerimin e hapjes gjatë dy dekadave të fundit.

“Kina ka përmbushur plotësisht angazhimet e saj për anëtarësimin në OBT,” tha ai. “Norma e përgjithshme e tarifave të saj është ulur nga 15.3 për qind në 7.4 për qind, që është më e ulët se premtimi i bërë me rastin e anëtarësimit prej 9.8 për qind.”

Qeveria qendrore kineze ka shqyrtuar dhe rishikuar mbi 2 300 ligje e rregullore, ndërsa pushteti vendor 190 000 të tilla. Në luftën globale kundër COVID-19, Kina ka ofruar rreth 350 miliardë maska dhe mbi 1.6 miliardë doza vaksinash për komunitetin ndërkombëtar, vuri në dukje Xi.

Kreu i shtetit kinez u shpreh në vijim se Kina është kthyer nga ekonomia e gjashtë në ekonominë e dytë më të madhe në botë gjatë dy dekadave të fundit, ndërkohë që tregtia e saj e mallrave është rritur nga e gjashta në numrin një në botë dhe tregtia e shërbimeve nga vendi i 11-të në të dytin.

“20 vjetët e fundit kanë qenë dëshmitarë të një Kine që ka thelluar reformën dhe është hapur në mënyrë të gjithanshme, të një Kine që ka shfrytëzuar mundësitë e është përballur me sfidat, dhe të një Kine që ka mbajtur përgjegjësitë e veta dhe ka sjellë përfitime për mbarë botën,” tha ai.

CIIE është një platformë e rëndësishme për të nxitur tregtinë e lirë globale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Nga viti 2018 deri vjet, vlera e synuar e qarkullimit të tre ekspozitave të mëparshme arriti në rreth 201.6 miliardë dollarë.

Kina ka qenë importuesja e dytë më i madhe në botë për 11 vjet rresht. “Në vazhdim, Kina do ta vërë më shumë theksin në zgjerimin e importit dhe do të synojë zhvillimin e ekuilibruar të tregtisë,” theksoi presidenti Xi.

Më tej ai tha se Kina do të mbrojë me vendosmëri multilateralizmin e vërtetë, do të ndajë mundësitë e tregut me pjesën tjetër të botës, do të promovojë hapjen me standarde të larta dhe do të përkrahë interesat e përbashkëta të botës.

CIIE, e nisur në vitin 2018, është ekspozita e parë kushtuar importit në botë. Sivjet ajo është planifikuar të zhvillohet nga e premtja deri të mërkurën e ardhshme në Shangai të Kinës Lindore. Edicioni i sivjetshëm, me një sipërfaqe ekspozimi më shumë se 366 000 metra katrorë, ka tërhequr afro 3000 biznese nga 127 vende dhe rajone, shifra këto që të dyja më të larta se ato të edicionit të kaluar.

Tags: Kina
Previous Post

Arrestohen tri femra në Gjakovë për dhunë në familje

Next Post

Spano: Ka reforma të mira në gjyqësinë e Maqedonisë së Veriut

usrargument

usrargument

Next Post
Spano: Ka reforma të mira në gjyqësinë e Maqedonisë së Veriut

Spano: Ka reforma të mira në gjyqësinë e Maqedonisë së Veriut

Stay Connected test

Recent News

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

15/05/2022
Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

15/05/2022
Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

15/05/2022

240 mijë vaksina skadojnë për dy javë

15/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort