• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kina

Kinë, realizohet roboti i butë 4D që percepton prekjen

argadmin by argadmin
03/10/2021
in Kina, Teknologji
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një robot i butë 4D, që mund të ndryshojë formën e tij dhe pastaj të rifitojë atë origjinale, në gjendje të rrokulliset, të ndryshojë në përgjigje të stimujve të jashtëm dhe të perceptojë prekjen, u realizua nga Universiteti i Tianjin në Kinë, i paraqitur më pas nga revista “Matter” e “Cell Press”, citon “Xinhua”.

Roboti është në gjendje të rrokulliset në një mënyrë të fuqishme dhe të qëndrueshme dhe të menaxhojë shpejtësinë dhe drejtimin duke ndryshuar në mënyrë autonome formën dhe madhësinë. Sjellja inteligjente e robotit rrjedh nga aftësia e tij perceptuese, bazuar në inteligjencën artificiale.

Ekipi kërkimor zhvilloi robotin inteligjent me perceptim dhe përshtatshmëri duke përpunuar polimeret e kristaleve të lëngshme përmes printimit 4D.

“Roboti i butë mund të përshtatet me mjedise të ndryshme të pastrukturuara dhe të ndërveprojë me njerëzit në mënyrë më të sigurt”, -deklaroi Feng Wei, ekspert në Universitetin e Tianjin.

Roboti mund të mbajë një ngarkesë 40 herë më të madhe se pesha e tij dhe ka perspektiva të gjera aplikimi në transportin e mallrave dhe eksplorimin inteligjent në kushte ekstreme të temperaturave të larta. Përmes perceptimit të nxehtësisë, roboti mund të ndryshojë në mënyrë të pavarur formën dhe të rregullojë shpejtësinë dhe drejtimin e lëvizjes.

Aftësia e tij për të kontrolluar në mënyrë autonome drejtimin e rrotullimit nënkupton një perceptim prekës të ngjashëm me atë të një insekti me antena, që e ndihmojnë të zbulojë pengesat dhe të reagojë në mënyrë të përshtatshme, për shembull duke kapërcyer ose anashkaluar pengesat e bazuara në lartësinë e tyre.

Sipas Feng, i gjithë procesi i drejtimit të këtij roboti të butë është automatik dhe mund të përfundojë detyrat pa kontrollin njerëzor.

Tags: Kina
Previous Post

Eksportet shqiptare drejt Kinës, 5,2 miliardë lekë

Next Post

Shangai nis trenin e parë të mallrave Kinë-Evropë

argadmin

argadmin

Next Post

Shangai nis trenin e parë të mallrave Kinë-Evropë

Stay Connected test

Recent News

Në këto vende njerëzit nuk sëmuren kurrë

Në këto vende njerëzit nuk sëmuren kurrë

21/06/2022
Franca ua ndalon grave muslimane veshjet për larje me ‘burkini’

Franca ua ndalon grave muslimane veshjet për larje me ‘burkini’

21/06/2022

U kap në Holandë me 5 kg kokainë në kroskotin e makinës, shqiptari justifikohet

21/06/2022
Integrimi i vendit në BE, Markoviq: Jemi në një periudhë shumë delikate

Integrimi i vendit në BE, Markoviq: Jemi në një periudhë shumë delikate

21/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort