• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Komisionari i BE-së kritikon Bullgarinë për nivelin e ulët të vaksinimit

usrargument by usrargument
19/11/2021
in Bota
0
Komisionari i BE-së kritikon Bullgarinë për nivelin e ulët të vaksinimit
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisionari i Bashkimit Evropian për treg të brendshëm, Thierry Breton paralajmëroi Bullgarinë se niveli jashtëzakonisht i ulët i vaksinimit kundër koronavirusit është “rrezik i madh” jo vetëm për Bullgarinë, por për tërë bllokun evropian.

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

Me 6.9 milionë banorë të vaksinuar, Bullgaria është një nga shtetet me nivelin më të ulët të vaksinimit në BE me rreth 26 për qind të qytetarëve të vaksinuar plotësisht, krahasuar me 68 për qind, sa është mesatarja në BE, shkruan AFP.

“Ky është një rrezik i madh për Bullgarinë, por edhe për të gjithë të tjerët”, tha Breton më 19 nëntor, gjatë vizitës së tij në Sofje.

Komisionari Breton, që është personi përgjegjës në BE për strategjinë e vaksinimit, u takua me kryeministrin në detyrë bullgar, Stefan Yanev. Gjatë takimit, ai insistoi se udhëheqësit në mbarë Evropën duhet të ndërmarrin “vendime të ashpra dhe jopopullore” me qëllim që ta luftojnë virusin.

“Nëse ne nuk bëjmë asgjë, ne mund të kemi edhe një variant bullgar sepse shumë njerëz nuk janë vaksinuar dhe kjo mund të gjenerojë një variant të ri, që do të ishte një lajm i keq për Bullgarinë dhe për të gjithë ne sepse Bullgaria nuk është ishull”, tha Breton.

Nivelet e vaksinimit në Bullgari kanë qenë të ulëta që nga fillimi i fushatës së imunizimit për shkak të besimit të ulët në institucione dhe qytetarëve që kundërshtonin vaksinimin si dhe lajmeve të rreme.

Megjithatë, fushata e vaksinimit është përshpejtuar së fundmi, pas vendimit të autoriteteve në tetor që të kërkojnë certifikatë të vaksinimit për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, përfshirë edhe hyrjen në kafene dhe restorante.

Bullgaria po ashtu ka nivel të lartë të vdekjeve nga koronavirusi dhe spitalet në këtë shtet po kanë mungesë të stafit.

Previous Post

​Osmani nis vizitën në Kanada, përmend tendencat negative të ndikimit rus në rajonin e Ballkanit

Next Post

SHBA-ja mundëson dozën përforcuese për të gjithë të rriturit

usrargument

usrargument

Next Post
SHBA-ja mundëson dozën përforcuese për të gjithë të rriturit

SHBA-ja mundëson dozën përforcuese për të gjithë të rriturit

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.