• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Komisioni për Sëmundje Infektive do të mbajë takim për gjendjen me Kovid-19

usrargument by usrargument
12/11/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
Komisioni për Sëmundje Infektive do të mbajë takim për gjendjen me Kovid-19
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 12 nëntor – Komisioni për Sëmundje Infektive sot do të mbajë takim në të cilin, siç paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, do të dëgjohen propozimet dhe shqyrtimet pas analizave të fundit për gjendjen me Kovid-19 në shtet.

“Gjendja epidemiologjike në vend po shënon rritje të rasteve të reja të diagnostikuara me Kovid-19 duke filluar në periudhën prej para dy javësh. Analizat tregojnë se përqindja e rasteve të reja të diagnostikuara të javës së kaluar në raport me atë paraprake është rritur për 25 për qind. Po rritet RO faktori i bartjes prej 1,05 në 1,14, që është indikator i qartë se tani do të ketë ndryshim të gjendjes relativisht stabile epidemiologjike që e patëm në periudhën e gjatë të kaluar kohore”, theksoi Filipçe.

Sipas tij, masa të reja kufizuese nuk nevojiten, mjafton të respektohen protokollet dhe të rritet përqindja e vaksinimit.

“Me anëtarët e Komisionit jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe në periudhën derisa gjendja në mënyrë të konsiderueshme ishte e qetë. Përveç shkëmbim të informacioneve, ashtu edhe është vlerësuar edhe nevoja për takim zyrtar. Të premten do të ketë takim në përputhje me analizat e reja. Lidhur me masat, do t’i dëgjojmë propozimet dhe shqyrtimet. Konsideroj se duhet të vazhdohen masat parandaluese dhe të rritte përqindja e vaksinimit. Sot u dërguam letër të gjithë mjekëve të familjes t’i thërrasin pacientët e tyre të pavaksinuar”, tha Filipçe.

Një ndër kriteret kryesore për vendosjen e masave të reja do të jetë rreziku në kapacitetet spitalore që deri më tani nuk është evidentuar. “Është kryesore shtrirja e vaksinimit. Kjo dhe respektimi i masave dhe protokolleve parandaluese, janë dalja nga kriza”, përsëriti Filipçe.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 432 raste të reja me Kovid-19 nga 2.663 teste të bëra, janë shëruar 448 pacientë ndërsa kanë ndërruar jetë 13 persona, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Previous Post

Konferencë për e-tregti “Ready, Set, Grow”

Next Post

Moti me diell me vranësira të vogla deri mesatare

usrargument

usrargument

Next Post
Moti sot i freskët dhe me vranësira

Moti me diell me vranësira të vogla deri mesatare

Stay Connected test

Recent News

Referendumi për Kornizën e bisedimeve – qëndrim real i qytetarëve apo manipulim etno-politik

06/08/2022
Kohëzgjatja e gjumit tuaj gjatë ditës mund të ketë ‘pasoja negative’, paralajmëron eksperti

Kohëzgjatja e gjumit tuaj gjatë ditës mund të ketë ‘pasoja negative’, paralajmëron eksperti

06/08/2022
Shëroni tensionin e lartë të gjakut me një gotë ujë: Teknika e Japonisë së lashtë është e artë!

Shëroni tensionin e lartë të gjakut me një gotë ujë: Teknika e Japonisë së lashtë është e artë!

06/08/2022
Kanceri, diabeti, anemia, fruthi i keq: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon

Kanceri, diabeti, anemia, fruthi i keq: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon

06/08/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.