Shkup, 16 nëntor – Sistemi penitenciarnë vend ende përballet me probleme dhe sfida të mëdha, edhe pse vërehet përmirësim në burgje, më së shumti në pikëpamje të avancimit të kushteve material. Probleme më të mëdha mbesin qasja tek mbrojtja shëndetësore, procesi arsimor dhe procesi I risocializimit të personave të dënuar, kuadro të patrajnuar dhe të paarsimuar në burgje dhe mekanizmat joefikase të brendshme dhe të jashtme për paraqitje dhe ndjekje të rasteve të torturës dhe veprimit jonjerëzor kundrejt personave të dënuar, thuhet në raportin nga vizitat e fundit për situatën dhe kushtet në burgjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në korrik të vitit 2021 të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut.
Në drejtim të përmirësimit të situatave dhe kushteve në burgje, në Raport rekomandohet që institucionet kompetente urgjentisht dhe në mënyrë të pashtyeshme: sigurim të kushteve minimale për mbajtjen e higjienës, kushte për fjetje dhe sigurim të cilësisë dhe sasisë së ushqimit për të dënuarit në burgun e Idrizovës në pajtim me standardet e përshkruara; sigurim të qasjes pa penguar tek mbrojtja shëndetësore e të gjithë personave të dënuar; informim të personave të dënuar për të drejtat e tyre; sigurim të kushteve materiale për trajtim human të personave të dënuar; angazhim të kuadrit përkatës në pikëpamje të risocializimit, zhvillimit dhe implementimit të programeve përkatëse për risocializim; zgjidhje të problemit me furnizimin me ujë të burgut të Kumanovës; marrje të përpjekjeve për angazhim të punës të personave të dënuar; zbatim të programit kongitiv psikoterapeut dhe proces arsimor për personat e dënuar.
Raporti është përgatitur në kuadër të projektit “Eliminimi i maltretimit dhe veprimit jonjerëzor në burgjet dhe institucionet për privim nga liria”, financiarisht I mbështetur nga BE-ja, në bazë të vizitave në terren në burgun e Idrizovës, burgun e Shtipit, burgun e Kumanovës dhe burgun e Tetovës nga ana e përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Shoqata maqedonase e juristëve të rinj de ekspertë të jashtëm – psikiatër dhe psikoterapeutë, të zbatuar gjatë muajit korrik të vitit 2021.