Shkup, 2 nëntor – Fondacioni për servis sipërmarrës për të rinj dhe Fondacioni për Menaxhment dhe Hulumtim Industrial organizojnë konferencë hibride “Digjitalizimi dhe transferi i teknologjive për uljen e emetimeve të karbonit”, që sot dhe nesër do të mbahet në hotelin “Hilton” në Shkup.
Ngjarjen do ta hapin drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Kosta Petrov dhe kryetarja e MASIT, Aneta Pesheva.
“Konferenca digjitale ka për qëllim që ta njohë sektorin IKT si lojtar kyç në luftën kundër ndryshimeve klimatike, t’i inspirojë kompanitë të investojnë në zhvillimin dhe shpërndarjen e teknologjive më të gjelbra digjitale dhe shërbime me qëllim të transformimit digjital në interes të mjedisit jetësor, shoqërisë dhe ekonomisë”, sqarojnë organizatorët.