• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Konfirmohet rasti i dytë i një personi që u shërua ‘natyrshëm’ nga virusi HIV pa trajtim mjekësor

argadmin by argadmin
16/11/2021
in Bota
0
Konfirmohet rasti i dytë i një personi që u shërua ‘natyrshëm’ nga virusi HIV pa trajtim mjekësor
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkencëtarët kanë identifikuar personin e dytë që u shërua nga HIV pa trajtim mjekësor, sipas një artikulli të publikuar të hënën në Annals of Internal Medicine.

Sipas medieve të huaja, pacientja, një grua e paidentifikuar që jeton në Argjentinë, u diagnostikua me virusin e mungesës së imunitetit njerëzor në vitin 2013.

Që nga viti 2017, një ekip ndërkombëtar studiuesish po shqyrtojnë ADN-n e pacientes në kërkim të gjurmëve të virusit. Ata madje kontrolluan placentën e saj pasi ajo kreu lindje në vitin 2020. Pas ‘renditjes’ së miliarda qelizave, shkencëtarët kanë konfirmuar se gruaja është e shëruar nga virusi HIV.

Mjekësia moderne ka bërë të mundur që shumë njerëz të jetojnë me virusin nën kontroll, por ata zakonisht kërkojnë terapi të qëndrueshme antiretrovirale për të parandaluar riprodhimin e virusit.

Katër persona në histori janë raportuar të “shëruar” nga HIV. Megjithatë, dy prej tyre – “Pacienti i Berlinit” dhe “Pacienti i Londrës” u shëruan pas transplantimit të qelizave staminale, një procedurë e rrezikshme që shkencëtarët janë përpjekur ta përsërisin me pacientë të tjerë, pa sukses.

Vetëm një here më pare shkencëtarët kanë gjetur një rast të konfimuar të një personi që u pastrua plotësisht nga virusi. Në vitin 2020, shkencëtarët kanë ndarë një raport për Loreen Willenburg – ose “Pacienten e San Franciskos”, siç e quajtën mjekët – që njihej si rasti i parë i njohur i një kure sterilizuese pa ndërhyrje mjekësore.

Willenburg dhe pacientja e paidentifikuar në Argjentinë njihen si “kontrolluesit elitë”, një nëngrup i vogël i pacientëve me HIV, sistemi imunitar i të cilëve natyrshëm e ‘shtyp’ virusin.

Pacientja argjentinase njihet si “Pacientja Esperanza”, pasi vjen nga qyteti Esperanza. Ajo ka një vajzë, e cila nuk është me HIV; gruaja është në pritje të një fëmije të dytë me partnerin e saj.

Previous Post

Xavi e di se ku e ka Barcelona pikën e dobët

Next Post

Janë sanksionuar 177 shoferë në Shkup, prej të cilëve 59 për vozitje të shpejtë

argadmin

argadmin

Next Post
Shkup: Dje 144 gjoba për shkeljet e rregullave në komunikacion

Janë sanksionuar 177 shoferë në Shkup, prej të cilëve 59 për vozitje të shpejtë

Stay Connected test

Recent News

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

15/05/2022
Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

15/05/2022
Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

15/05/2022

240 mijë vaksina skadojnë për dy javë

15/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort