• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Kornhauzer-Duda: I inkurajoj njerëzit që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen

usrargument by usrargument
19/11/2021
in Maqedoni
0
Kornhauzer-Duda: I inkurajoj njerëzit që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 19 nëntor – Muajt ​​e fundit po jetojmë në një situatë mbi mesataren dhe të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi. Ai është një armik që sulmon gjithë botën. Në këtë kontekst, besoj se bashkëpunimi ndërkombëtar është më i rëndësishmi, sepse vetëm me ndihmën e atij bashkëpunimi mund ta luftojmë koronavirusin, deklaroi Agata Kornhauzer-Duda, bashkëshortja e presidentit polak, e cila sot së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Zonja e Parë e Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, e vizituan Institutin e Mjekësisë Transfuzive, ku që nga dje janë ruajtur 200.070 vaksina Fajzer, të dhuruara nga Polonia.

Kornhauzer-Duda tha se i inkurajon njerëzit që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen.

Gjorgievska e falënderoi popullin polak për donacionin dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse, siç tha ajo, tani për tani vetëm vaksina është e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë.

“Unë këtë nuk e kuptoj vetëm si një akt miqësie mes popullit maqedonas dhe polak. Kjo është në fakt një rreze solidariteti që na nevojitet në këto ditë të vështira të një krize globale. Për dy vitet e fundit, besoj se secili prej nesh ka qenë në kontakt me dikë që ishte i sëmurë me Kovid. Besoj se shumë prej nesh kanë humbur njerëz të dashur, të afërm dhe miq dhe besoj se duke pasur parasysh të gjitha të dhënat që ekzistojnë, vaksina dhe tani për tani vetëm vaksina është e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë. Prandaj dua t’ju inkurajoj të gjithë ju që nuk e keni marrë vaksinën, para së gjithash për veten tuaj, për të dashurit tuaj dhe për të gjithë në rajon që ta merrni sa më shpejt sepse çdo ditë përsëri po përballemi me një numër të madh”, tha Gjorgievska.

Ministri Filipçe u falënderua për donacionin dhe theksoi se pandemia në dy vitet e fundit ka treguar se sa i rëndësishëm është solidariteti dhe ndihma.

“Shumë vende ndihmuan njëri-tjetrin. Polonia ishte një nga vendet e para, nëse jo e para, që e paralajmëroi mekanizmin e solidaritetit dhe dhurimit të vaksinave, pas së cilës Austria mori rolin e koordinimit të dhurimit të vaksinave përmes sistemit të Bashkimit Evropian. Me këtë sasi të konsiderueshme prej 200,000 vaksinash Fajzer, sasitë tona janë pothuajse dyfishuar për momentin. Ne kemi në dispozicion 270 mijë vaksina dhe bashkë me këto kemi 470 mijë vaksina. Mjafton për një periudhë të shkurtër kohe, sipas masave të reja që besoj se do të marrë qeveria, të vaksinohen qytetarët në mënyrë që të reduktohen ndjeshëm rreziqet që shifrat të rriten sërish, përsëri të përballemi me një numër të madh, e kështu edhe seriozisht të rëndohen spitalet”, tha Filipçe.

Besoj, shtoi ai, se qytetarët do ta kuptojnë se të gjitha këto masa që nuk rekomandohen lehtë, janë të nevojshme për të mbrojtur sistemin shëndetësor dhe punonjësit shëndetësorë që punojnë pa u lodhur për gati dy vjet, ndërsa ne riorientojmë edhe departamente të tjera në qendrat e KOVID-19 me qëllim për ta mbrojtur shtetin dhe sistemin shëndetësor.

Previous Post

Takim Mickoski-ambasadori i Kanadasë Norman: me rëndësi të madhe është kultivimi dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe

Next Post

Zaev – Duda: Maqedonia e Veriut duhet menjëherë t’i fillojë negociatat me BE-në që të konfirmohet se projekti evropian është i gjallë dhe atraktiv

usrargument

usrargument

Next Post
Zaev – Duda: Maqedonia e Veriut duhet menjëherë t’i fillojë negociatat me BE-në që të konfirmohet se projekti evropian është i gjallë dhe atraktiv

Zaev – Duda: Maqedonia e Veriut duhet menjëherë t'i fillojë negociatat me BE-në që të konfirmohet se projekti evropian është i gjallë dhe atraktiv

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.