• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Kryeministri malazez viziton Serbinë

usrargument by usrargument
02/11/2021
in Bota
0
Kryeministri malazez viziton Serbinë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq qëndron më 2 dhe 3 nëntor për një vizitë zyrtare në Serbi me ftesë të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq. Ai pritet të takohet edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë serbë.

Krahas kryeministrit Krivokapiq, delegacioni që do të vizitojë Serbinë përbëhet edhe nga këshilltarët e tij si dhe nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Serbi.

Në njoftimin për shtyp, thuhet se vizita në Beograd do t’i shërbejë forcimit të marrëdhënieve bilaterale, avancimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit të përgjithshëm.

“Vizita paraqet mundësi që të theksohet rëndësia e stabilitetit dhe e sigurisë në rajon si dhe forcimi i integrimit përmes mekanizmave të Procesit të Berlinit, me të cilat forcohet perspektiva e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim, raporton DW.

Sfidat prej pandemisë COVID-19

Në kushtet e krijuara nga kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19 kjo vizitë konsiderohet si një rast i mirë për të zhvilluar bisedime për tejkalimin e sfidave shëndetësore, ekonomike dhe të tjera, të shkaktuara nga pandemia, me të cilat ballafaqohen të dy shtetet.

Përkrahje për fazën e re të bisedimeve Beograd-Prishtinë

Në njoftimin për shtyp thuhet, se gjatë vizitës delegacioni nga Mali i Zi synon t‘i japë përkrahje qeverisë së Serbisë për fazën e re të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në pritje që ato të intensifikohen dhe të rezultojnë me zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Po ashtu është planifikuar që delegacioni malazez të takohet me zyrtarët më të lartë të Serbisë, e theks i veçantë do t’i kushtohet forcimit të lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimit për të cilin ekziston një potencial i madh.

“Në këtë drejtim rëndësi do t’u kushtohet projekteve, të cilat kanë për qëllim avancimin e strukturës rrugore, që është kusht kryesor si për rritjen e qarkullimit të njerëzve ashtu edhe për bashkëpunimin e përgjithshëm ekonomik dhe atë në fushën e turizmit”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Pala malazeze pritet t’u propozojë zyrtarëve të Serbisë që në të ardhmen bashkëpunimi në fushën e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë së ujërave, turizmit, bujqësisë dhe degëve të tjera me interes të përbashkët, të realizohet çdoherë kur është e mundur përmes mekanizmave të bashkëpunimit rajonal, si Procesi i Berlinit.

Marrëdhënie jo harmonike

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë ka kohë që janë tensionuar, sidomos pas trazirave me rastin e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Serbe Ortodokse, Joanikije. Serbia jo rrallë herë është cilësuar si shtet, që në mënyrë aktive dhe hapur është përzier në çështjet e brendshme të Malit të Zi, siç qe dhe rasti në procesin zgjedhor në verën e vitit 2020 kur nga pushteti u hoq Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Gjukanoviq.

Po ashtu thuhet se një pjesë e udhëheqjes serbe respektivisht funksionarë të ndryshëm të saj promovojnë ideologjinë e ashtuquajturës “botë serbe” ku bëhen tentativa që Mali i Zi të vihet nën kontrollin e Serbisë. Në këtë drejtim sipas pohimeve të një pjese të opinionit, ata kanë përkrahjen e Kishës Ortodokse Serbe. /DW

Previous Post

Joe Biden: SHBA rikthehet në tryezën e diskutimeve për klimën

Next Post

Greqia në 24 orët e fundit regjistron mbi 5 mijë raste të reja me Kovid-19

usrargument

usrargument

Next Post
Greqia në 24 orët e fundit regjistron mbi 5 mijë raste të reja me Kovid-19

Greqia në 24 orët e fundit regjistron mbi 5 mijë raste të reja me Kovid-19

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.