• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kosovë

Kryeprokurori Isufaj pret në takim shefin e EULEX-it, flasin për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe të pagjeturit

usrargument by usrargument
10/11/2021
in Kosovë
0
Kryeprokurori Isufaj pret në takim shefin e EULEX-it, flasin për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe të pagjeturit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, Lars-Gunnar Wigemark.

Isufaj, e ka vlerësuar si të rëndësishëm rolin e misionit të EULEX-it, në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të Prokurorisë Speciale.

“Gjatë këtij takimi, dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për nevojën e avancimit, bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në funksion të forcimit të sundimi të ligjit në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, kryeprokurori Isufaj, e ka njoftuar shefin e EULEX-it me punën e Prokurorisë Speciale, për sfidat dhe objektivat e këtij institucioni që kanë për qëllim fuqizimin e sistemit prokurorial dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin për media.

Isufaj ka thënë se nxjerrja e strategjisë për riorganizimin e kësaj prokurorie, themelimi i departamenteve të veçanta dhe caktimi i prokurorëve nëpër këto departamente ishte i nevojshëm për ngritje të efikasitetit të punës së kësaj prokurorie.

“Shefi i Misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, e theksoi nevojën për kapacitete shtesë në punën hetimore për rastet e korrupsionit, terrorizmit si dhe për bashkëpunimin ndër-institucional ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë për ta avancuar punën e prokurorisë. Isufaj dhe Wigemark më tutje u pajtuan për ta zhvilluar më tej bashkëpunimin ndër-institucional lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me krimet e luftës, personat e pagjetur dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar”, thuhet në njoftim. 

Previous Post

Rrugë e gjatë dhe e pafund për heqjen e vizave për Kosovën

Next Post

Malala, fituesja e Nobelit për Paqe, shpall martesën

usrargument

usrargument

Next Post
Malala, fituesja e Nobelit për Paqe, shpall martesën

Malala, fituesja e Nobelit për Paqe, shpall martesën

Stay Connected test

Recent News

Nga nesër fillojnë reduktimet e rrymës në gjithë Kosovën

14/08/2022

10 vendet më të pasura në botë

14/08/2022
Kosovari që paralajmëroi vrasjen e Dick Marty-t

Kosovari që paralajmëroi vrasjen e Dick Marty-t

14/08/2022
Ushqimet që nuk duhet t’i hash kurrë esëll ose me stomakun bosh

Ushqimet që nuk duhet t’i hash kurrë esëll ose me stomakun bosh

14/08/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.