Shkup, 23 dhjetor – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e vlerësoi si “tentim serioz për politizim” të punës së saj deklaratën e kryetarit të Alternativës Afrim Gashi në lidhje me nismën e KSHPK-së për përndjekje penale të Hysni Ismailit në këtë parti, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimit gjatë kohës që ka qenë ministër i Kulturës.
KSHPK-ja ka ngritur nismë deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa lideri i Alternativës Afrim Gashi në “Ditarin” e televizionit “Sitell” pardje deklaroi se bëhet fjalë për “nismë shumë indikative e filluar nga struktura politike, dhe plotësisht e politizuar”, dhe se ajo është “tendencioze” dhe se “ekzistojnë fuqi të zeza” pas nismën së KSHPK-së.
“Çfarëdo tentimi për vendosjen e punës dhe vendimeve të KSHPK-së për interesa ditore politike dhe deklarata mund të dëmtoj edhe përkushtimin për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në përgjithësi. Me deklarata të tilla jo vetëm që bëhet tentim për të dëmtuar dhe diskredituar punën e KSHPK-së por bëhet tentim edhe për ndikim mbi organet tjera dhe institucione që duhet më tej të përcjellin dhe nismat dhe rekomandimet e saja që është e kundërta e thënë në raportet e progresit të Komisionit Evropian në lidhje me KSHPK-në, si dhe konkludimet e tanishme nga Këshilli për punë të përgjithshme të BE-së se duhet të respektohen rekomandimet nga KSHPK-ja”, kumtoi KSHPK-ja.
Në kumtesë me të cilën bëhet reagim ndaj deklaratës së Gashit, KSHPK informon se rasti konkret dhe vendimi për të ngritur Nismë është vepruar në bazë të kërkesës nga Ministria e Kulturës nga muaji korrik i vitit 2021, ndërsa në lidhje me Konkluzionin e seancës 71 të Qeverisë më 18 maj të vitit 2021 që ka të bëj me pikën 78 për Informacion për konfirmimin e gjendjes faktike nga inspektimi i kryer dhe kontroll të projekteve të zgjedhura në konkurset vjetore për financimin e projekteve nga interesi kombëtarë nga fusha e folklorit, muzikës dhe veprimtarisë muzikore skenike dhe projekte interdisiplinore për vitin 2020.