• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

KSHZ i refuzoi të gjitha ankesat e ASH-së për zgjedhjet në Dibër

usrargument by usrargument
19/11/2021
in Maqedoni
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 19 nëntor – Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në mbledhjen e 41-të i refuzoi si të pabaza ankesat e parashtruara nga koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa për shkak se nuk ishin mbështetur me fakte dhe dëshmi për rezultatet. KSHZ vendosi rreth ankesave të parashtruara nga parashtruesi i listës së kandidatëve në procedurën për votim, grumbullim dhe konfirmim të rezultateve nga votimi në Komunën e Dibrës.

KSHZ kumtoi se lidhur me dy ankesat të cilat kanë të bëjnë me shkeljen e parimit të votimit të fshehtë, ato janë refuzuar për arsye se nuk i përmbushin kushtet nga neni 151 paragrafi 1, alinea 2 nga Kodi zgjedhor, sepse nuk është rrezikuar fshehtësia e votimit të personave të tjerë dhe në pajtim me paragrafin 3 të nenit të njejtë, rezultati nga ky vendvotim nuk ndikon ndaj rezultateve të përgjithshme.

“Ankesave nuk u ishte bashkangjitur dëshmi adekuate për thëniet të cilat ishin cekur në to, ndërsa në procesverbalin nr.16 për secilin vendvotim i cili është lëndë e ankesës, nuk pati vërejtje nga asnjë anëtar i këshillave zgjedhorë, as nga përfaqësuesit e autorizuar nga parashtruesit e listave (në pajtim me nenin 116 paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor), që ishte konstatuar pas kontrolleve të shumëfishta dhe kontrolli në procesverbale nga ana e KSHZ-së, të cilët ishin nënshkruar me rregull nga e tërë përbërja e Këshillit zgjedhor”, informon KSHZ.

Lidhur me ankesat e tjera Komisioni shtetëror zgjedhor konstatoi se së pari parashtruesi i ankesës nuk e ka shfrytëzuar të drejtën dhe mundësinë që i është dhënë në pajtim me Kodin zgjedhor të veprojë në rast të parregullsive të caktuara në procesin zgjedhor, të vendosen vërejtje të veta për parregullsi të mundshme nëse ishin evidentuar përmes përfaqësuesve të vet të autorizuar në procesverbale të këshillave zgjedhorë apo komisioneve komunale zgjedhore, si për procedurën për votim ashtu edhe për grumbullim të rezultateve, përderisa, ndërkaq, pas kontrollit të kryer në tërë materialin zgjedhor në vendvotimet e cekura në ankesa, me kërkesë të anëtarit të Komisionit shtetëror zgjedhor, në pajtim me nenin 147 paragrafi 10 i Kodit zgjedhor, u konstatua se të dhënat përputhen plotësisht në pajtim me të dhënat e cekura në Procesverbalin nr.16, fletëvotimet në kutinë e votimit, personat e nënshkruar në ekstraktet e Listës zgjedhore dhe raportin nga pajisja për identifikim biometrik të votuesve.

Gjithashtu, KSHZ konstaton se parashtruesi nuk ka vepruar edhe në pajtim të nenit 117 paragrafi 6 ku është cekur se nëse vërejtjet e përfaqësuesve të parashtruesve të listave nuk janë evidentuar në procesverbal, ata kanë të drejtë t’i parashtrojnë në komisionit komunal zgjedhor në afat prej pesë orëve nga përpilimi i procesverbalit dhe vërejtjet në pajtim me dispozitat e nenit 116 paragrafi (3) të jenë bazë për ankesë”, thekson KSHZ.

Lidhur me ankesën në të cilën ishte cekur se në disa vendvotime është bërë shkelje e procedurës së dorëzimit të materialit të besueshëm zgjedhor, në mënyrë që thasët në të cilët ishin vendosur fletëvotimet, nuk ishte plombuar me shirit sigurie nga ana e Këshillave zgjedhorë, ankuesi është refuzuar sepse, siç thekson KSHZ – “edhe pse është konstatuar gjendja e tillë faktike, bëhet fjalë për lëshim formal, sepse thënia ka të bëjë me procedurën gjatë transportit të materialit zgjedhor, përkatësisht thëniet nuk kanë të bëjnë konkretisht me procedurën për votim apo për grumbullim dhe konfirmim të rezultateve, rreth të cilave nuk ka kurfarë vërejtje nga ana e anëtarëve të këshillit zgjedhor apo ndërkaq nga përfaqësuesit e autorizuar”.

“Plotësisht, ndaj kësaj për shkak të lëshimit të tillë KSHZ nga kontrolli i materialit zgjedhor nuk konstatoi kurfarë mangësi dhe parregullsi në vetë materialin zgjedhor. Njëherit, rreth kësaj ankese ishte bërë kontroll në materialin zgjedhor në pajtim me nenin 146 paragrafi (10), (11) dhe (12) të Kodit zgjedhor dhe u konstatua si në vijim: “në pajtim me paragrafin (10) të dhënat nga materiali zgjedhor tërësisht përputhen edhe në pajtim me paragrafin (11) dhe (12) nga neni i njejtë për krahasim të të dhënave të shenjave të gishtit për vendvotimet për të cilat ishte kërkuar dhe i përmbushën kushtet ligjore për kontroll të këtillë, KSHZ e zbatoi kontrollin teknik dhe në bazë të raportit të siguruar konstatoi se nuk ka përputhje të dyfishtë të të dhënave nga vendvotimet adekuate me të dhënat referente nga baza e listës zgjedhore (në pajtim me nenin 147 paragrafi 11), e i cili diçka mes tjerash tregon edhe se pajisja teknike për identifikim biometrik të votuesve është funksionale edhe në këtë bazë dhe dedikim”, theksohet në kumtesën e Komisionit shtetëror zgjedhor.

Previous Post

Profesori i UT-së shpallet njëri nga shkencëtarët më produktiv për vitin 2021

Next Post

Këshilli i Ambasadorëve: Maqedonia pa nevojë u bë pjesë e fushatës në Bullgari

usrargument

usrargument

Next Post
Lëshim i shpejtë dhe efikas i pasaportave në ambasadën e Maqedonisë në Berlin

Këshilli i Ambasadorëve: Maqedonia pa nevojë u bë pjesë e fushatës në Bullgari

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.