• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Kush janë “gardianët” e Vulinit që mbrojtën muralin e Ratko Mlladiqit, dhe “trimat” që sulmuan aktivisten Aida Qoroviq?

usrargument by usrargument
10/11/2021
in Bota
0
Kush janë “gardianët” e Vulinit që mbrojtën muralin e Ratko Mlladiqit, dhe “trimat” që sulmuan aktivisten Aida Qoroviq?
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivistja për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Aida Qoroviq, është arrestuar mbrëmë pasi që kishte hedhur vezë mbi muralin e kriminelit Ratko Mlladiq në sheshin e Beogradit.

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

Edhe pse burrat që e arrestuan janë pjesëtarë të MUP-it serb të veshur me rroba civile dhe nuk kanë dashur të tregojnë dokumentet zyrtare identifikuese para gazetarëve dhe qytetarëve, Nova.rs ka arritur të mësojë se për kënd bëhet fjalë, transmeton Telegrafi.

Gjatë aksionit pesë inspektorë të MUP-it njerëz të besueshëm të Aleksandar Vulinit iu vërsulën një gruaje, aktivistes Aida Qoroviq, e këtë operacion e ka udhëhequr Rade Bllagojeviq nga policia e Beogradit dhe “dora e tij e djathtë” Marko Xhorxheviq.

Bllagojeviq dhe Xhorxheviq janë të njohur si pjesëmarrës në shpartallimin e demonstratave, si dhe rrahjen e qytetarëve në protesta para Kuvendit të Serbisë në korrik të vitit të kaluar.

Gjatë protestave të atëhershme kishte ardhur deri te konfrontimi brutal i policisë me një numër të demonstruesve, duke përdorur dhunën që nuk ishte e lejuar me ligj dhe nuk ishte as edhe e arsyetuar.

Policia pati rrahur brutalisht qytetarët, duke përdorur gaz lotsjellës, shufra dhe kuajt për të shpërndarë turmën. Si pasojë e kësaj ishin lënduar dhjetëra qytetarëve, sikurse edhe disa gazetarë e fotoreporterë.

Bllagojeviq ishte mbrëmë në sheshin e Beogradit ku ishin mbledhur një numër i qytetarëve, në mesin e të cilëve ishte kreu i Lëvizjes së qytetarëve të lirë, Pavlle Grboviq.

Aktivistja për të Drejtat e Njeriut, Aida Qoroviq, u arrestua pasi hodhi disa vezë në muralin e Ratko Mlladiqit në sheshin e Beogradit.

Pas arrestimit të saj, persona që besohet të ishin policë me rroba civile, arrestuan aktivisten Jellena Jaqimoviq.

“Pasi që hodhën vezë mbi muralin e Ratko Mlladiqit, u janë afruar 10 persona me rroba civile që iu vërsulën atyre. Aidën e kanë tërhequr zvarrë e në këtë morën pjesë të paktën pesë prej këtyre personave. Një agresion të tillë nuk e kam parë në 15 vite sa merrem me gazetari”, tha për Nova.rs, gazetarja e Danasit dhe njëra prej dëshmitareve, Jelena Dikoviq.

Megjithatë, Aida Qoroviq u lirua rreth orës 19:00 e të njëjtën kohë për arrestimin e aktivistes është paralajmëruar një protestë.

Previous Post

Prioriteti i Barcelonës në janar: Të nënshkruajë me një sulmues

Next Post

Sulmon verbalisht një shtetase të Shqipërisë, arrestohet mashkulli kosovarë me të meta psikike

usrargument

usrargument

Next Post
Sulmon verbalisht një shtetase të Shqipërisë, arrestohet mashkulli kosovarë me të meta psikike

Sulmon verbalisht një shtetase të Shqipërisë, arrestohet mashkulli kosovarë me të meta psikike

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.