Shkup, 27 dhjetor – Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 59-të, ku në rend të ditës, mes tjerash, është edhe Propozim-ligji për zhvillim, prodhim dhe qarkullim të mallrave ushtarake, në lexim të dytë.
Në kuadër të seancës do të shqyrtohen edhe propozim ligjet për ndryshimet e Ligjit për punë të jashtme, me procedurë të shkurtuar, të parashtrar nga deputetët Arbër Ademi, Jovan Mitrevski, Arta Bilalli-Zendeli dhe Ilija Nikollovski, dhe për ndryshimin e Ligjit për Kuvend, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët Talat Xhaferi, Jovan Mitrevski, Arbër Ademi, Goran Misovski, Nikolla Micevski dhe Panço Minov.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe tre kërkesa për interpretim autentik dhe atë të nenit 34 nga ligji për vetadministrim lokal, e lidhur me nenin 46, paragrafi 1, alineja 6, të parashtruar nga kryetari i Komunës Karposh, të nenit 11-6, paragrafi 12 nga ligji për zjarrfikës, të parashtruar nga deputeti Antonio Milloshoski dhe të nenit 53, paragrafi 2 nga Ligji për denacionalizim, të parashtruar nga deputeti Ismail Jahoski.