• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kosovë

Kuvendi pa seanca plenare që tri javë – kritikohen deputetët për angazhimin në zgjedhjet lokale

usrargument by usrargument
11/11/2021
in Kosovë
0
Kuvendi pa seanca plenare që tri javë – kritikohen deputetët për angazhimin në zgjedhjet lokale
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë lënë anash angazhimet e tyre në Kuvend, duke u përkushtuar në zgjedhjet lokale 2021. Kësisoj, në mungesë të kuorumit për disa ditë radhazi kanë dështuar të mbahen mbledhjet e komisioneve parlamentare, kurse seancat plenare nuk janë mbajtur që tri javë.

Mos mbajtja e seancave po shihet si shqetësuese nga njohësit e fushës që bëjnë edhe monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës.

Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë për Telegrafin se Kuvendi që nga fillimi i sesionit vjeshtor është karakterizuar me dinamikë të ulët të punës, teksa ka thënë se kanë dështuar të mbahen tri mbledhje radhazi të Kryesisë së Kuvendit.

“Kryesia e Kuvendit kohëve të fundit ka pasur probleme të theksuara me kuorumin për çka edhe tash e tri mbledhje radhazi nuk ka arritur të zhvilloj mbledhje të rregullta e njëkohësisht të caktoj edhe mbajtjen e seancave plenare. Në fakt, Kuvendi që nga fillimi i sesionit vjeshtor është karakterizuar me një dinamikë të ultë të punës për shkak të fokusit që kanë pasur partitë politike të zgjedhjet lokale dhe pjesëmarrja e deputetëve nëpër aktivitete zgjedhore nëpër komuna”, është shprehur ajo.

Haxhiu tha se edhe Kryesia e Kuvendit tashmë është me një anëtar më pak për shkak të dorëheqjes së Bedri Hamzës.

“Disa deputetë, madje, edhe kanë qenë vet pjesë e garës zgjedhore e një pjesë e tyre deputetë që kanë funksione udhëheqëse brenda Kuvendit, siç është rasti me nënkryetarin nga radhët e PDK-së, Hamza. Tashmë, Hamza edhe ka dhënë dorëheqja nga pozita e deputetit rrjedhimisht edhe Kryesia është me një anëtar më pak deri në zgjedhjen e nënkryetarit të ri. Dorëheqja e Hamzës në njërën anë, bojkoti i Listës Serbë rrjedhimisht anëtarit të tyre në Kryesi në anën tjetër dhe mungesat e kohëpaskohshme edhe të anëtarëve të tjerë të Kryesisë, ka bërë që Kryesia të ketë të pamundur arritjen e kuorumit prej katër anëtarëve në mënyrë që t’i zhvillojë mbledhjet e saj”, tha mes tjerash Haxhiu.

Agnesa Haxhiu, KDI

Duke folur për punën që është bërë në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu tha se prej fillimit të sesionit vjeshtor janë mbajtur vetëm tri seanca plenare, ku janë miratuar vetëm katër ligje.

“Mos mbajtja e mbledhjeve të Kryesisë, ka pamundësuar edhe caktimin e seancave të reja plenare duke bërë kështu që çështjet që janë tash e tri javë në pritje për tu shqyrtuar nga deputetët të shtyhen deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale dhe kthimit të vëmendjes së deputetëve në punën në Kuvend. Pjesa dërrmuese e pikave që po presin shqyrtim janë projektligje, shqyrtim në lexim të parë dhe deri tani në procedurë të shqyrtimit në Kuvend janë 54 projektligje. Prej fillimit të sesionit vjeshtor, Kuvendi ka mbajtur vetëm tri seanca plenare dhe ka miratuar vetëm katër ligje, tre prej tyre marrëveshje ndërkombëtare”, ka pohuar Haxhiu.

Që deputetët i kanë dhënë më shumë prioritet fushatës zgjedhore se sa angazhimeve në Kuvend e thotë edhe Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.

Krasniqi në një deklaratë për Telegrafin, pohoi se seancat plenare kanë qenë të pakta e po ashtu dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.

“Në zgjedhjet lokale 2021, shumë deputetë kanë qenë direkt të përfshirë në fushatën zgjedhore si kandidatë për kryetar të komunave. Por edhe deputetë të tjerë që nuk kanë qenë kandidatë, janë përshirë aktivisht në fushatë duke mbështetur bashkëpartiakët e tyre. Kësisoj, deputetët i kanë dhënë prioritet fushatës zgjedhore në raport me angazhimin e tyre në Kuvend. Seancat plenare kanë qenë të pakta, dhe po ashtu edhe mbledhjet e komisioneve parlamentare”, ka thënë ai.

Albert Krasniqi, Demokracia Plus

Krasniqi tha se mos mbajtja e seancave plenare do të shkaktojë grumbullimin e çështjeve të cilat presin vendimmarrje.

“Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, po vërehet një intensifikim më i madh i punës së Kuvendit sa i përket numrit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Mirëpo, nëse kjo nuk përcjellët me mbajtjen e seancave plenare, do të shkaktojë grumbullim të çështjeve të cilat presin vendimmarrje në Kuvend, që edhe ashtu kanë filluar të grumbullohen.

Reduktimi i aktiviteteve të Kuvendit ka shkaktuar pengesa në funksionimin e rregullt edhe të institucioneve të tjera. Ta zëmë, vetëm zvarritja e zgjedhjes së anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), është duke penguar zhvillimin ekonomik të vendit, pasi shumë kontrata me operatorët ekonomik nuk po mund të nënshkruhen, si dhe po dëmtohen shërbimet të cilat do të duhej t’i ofroheshin qytetarëve. Ngjashëm është edhe me mos shqyrtimin e projektligjeve apo mbikëqyrjen e institucioneve tjera, përfshirë këtu edhe qeverinë”, është shprehur ai.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, kurse raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 14 nëntor. 

Previous Post

Osmani në Këshillin Atlantik: Krenare që përfaqësoj një popull që ka kaq shumë dhembshuri, talent e potencial

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, 11 nëntor 2021

usrargument

usrargument

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 11 nëntor 2021

Horoskopi për ditën e sotme, 11 nëntor 2021

Stay Connected test

Recent News

BE-ja do të qëndrojë pranë Ukrainës në vitin 2023, thotë Borrell

Borell: Dënoj fuqishëm çdo thirrje për dhunë

31/01/2023
Ramiz Lladrovci: Mungesa e Kryeministrit në takimin e ftuar nga Ambasada Amerikane për çështjen e Asociacionit është brengosëse

Ramiz Lladrovci: Mungesa e Kryeministrit në takimin e ftuar nga Ambasada Amerikane për çështjen e Asociacionit është brengosëse

31/01/2023

Uashingtoni: Rusia nuk e respekton marrëveshjen e fundit bërthamore

31/01/2023

Përfundon sezoni i gjuetisë në parkun kombëtar Mali Sharr, nuk ka përhapje të murtajës afrikane te derrat

31/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.