• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Lajçak: Të fillojnë, pa vonesë negociatat e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

usrargument by usrargument
05/11/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 5 nëntor – Nevojën që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria menjëherë të fillojnë negociata aderuese me BE-në, e theksoi përfaqësuesi special i BE-së për dialog midis Prishtinës dhe Beogradit, gjatë pjesëmarrjes së tij në “Thessalonik Summit” të gjashtë në Selanik, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Për mua çështja nuk është nëse, por kur, ndërsa si hap i parë, do të rekomandoj të fillojnë, pa vonesë, negociatat aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të bëhet regjimi pa viza për qytetarët e Kosovës”, tha Lajçak dhe shtoi se kjo është me rëndësi për rajonin që ta shohë BE-në si partner serioz, kredibil dhe të besueshëm”.

Duke folur për ngjarjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, Lajçak sqaroi se dorëheqje e kryeministrit Zoran Zaev është pasi BE-ja nuk arriti ta realizojë pjesën e saj të premtimit, ndërsa BE-ja sipas tij, “ka humbur një nga partnerët më të mirë në rajon”, që është edhe shenjë se Unioni duhet të veprojë.

“Kryeministri Zoran Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk mundi ta përmbushte premtimin ndaj qytetarëve për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe nuk e përmbushi premtimin e tij, jo sepse nuk bëri pjesën e tij, por sepse ne evropianët. Unioni, për fat të keq nuk mundëm të bënim pjesën tonë. Dhe si rezultat, ne humbëm një partner që ishte shumë besnik ndaj idesë evropiane dhe shumë konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon. Për mua ky është një sinjal i qartë se rajoni nuk mund të na presë dhe është koha që ne, Bashkimi Evropian, të veprojmë, sepse në të kundërtën do të humbasim edhe më shumë partnerë pro-evropianë”, tha Lajçak.

U ndal në agjendën e Selanikut nga viti 2003 duke thënë se, 18 vjet më vonë vetëm Kroacia u bë anëtare e plotfuqishme e BE-së, ndërsa nga gjashtë të tjerët vetëm dy negociojnë, ndërsa katër të tjerët presin ende për të filluar.

“Mendoj se ky nuk është realitet që paraardhësit tanë e parashikuar në vitin 2003”, theksoi Lajçak.

Sipas tij, tërë integrimi i Ballkanit Perëndimor “që do të thotë anëtarësim i plotfuqishëm i Ballkanit Perëndimor është rruga e vetme logjike përpara” sqaroi se edhe në interes të BE-së është rajoni t’i ndajë vlerat evropiane.

“Më mirë është t’i eksportojmë vlerat tona, të importojmë jostabilitet nga rajoni”, porositi përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Prishtinë dhe Beograd, ndërsa qëndrimin se vendi i Ballkanit Perëndimor është në Unionin e ka mbështetur edhe me faktin se ekzistojnë sfida që nuk njohin kufij, siç janë ndryshimet klimatike, kriza energjetike, migrimi, KOVID-19.

Previous Post

Dy shenjat e horoskopit me fat për sot

Next Post

Katër shenjat e horoskopit që janë “zjarr” në shtrat!

usrargument

usrargument

Next Post
Katër shenjat e horoskopit që janë “zjarr” në shtrat!

Katër shenjat e horoskopit që janë “zjarr” në shtrat!

Stay Connected test

Recent News

Neto paga mesatare në mars 31.080 denarë

20/05/2022
Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

20/05/2022

Të martën autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

20/05/2022
Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

20/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort