Shkup, 5 nëntor – Një banor i Sveti Nikollës dje ka marrë lëndime të rënda trupore derisa ka kryer punët ndërtimore në fabrikë, ka bërë të ditur sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
“Dje në stacionin policor në Sveti Nikollë është lajmëruar se rreth orës 01:45 në fabrikën në Sveti Nikollë derisa kryer punët ndërtimore, P.K (29) ka marrë lëndime të rënda trupore. Për rastin është informuar inspektor i punës dhe prokuror publik”, theksojnë në MPB.
Në buletinin ditor të MPB-së, madje theksohet se dje në orën 17:00 në SPB Shkup është lajmëruar se në qendrën klinike “Axhibadem Sistina” me lëndime të rënda trupore është sjellë personi V.P (50) nga Velesi.
Nga MPB theksojnë se sipas asaj që është lajmëruar, rreth orës 16:00 ai është lënduar derisa ka kryer punët ndërtimore në objektin në ndërtim në qendrën tregtare në territorin e Gazi Babës. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB- Shkup.