Shkup, 12 nëntor – LIdhja Social Demokrate e Maqedonisë, sot ka kërkuar nga Hristijan Mickoski që të dalë para qytetarëve dhe të kërkojë falje përshkak se i ka gënjyer se ka 61 deputetë.
Gjithashtu, siç thonë nga LSDM, Mickoski duhet të kërkojë falje për shpifjet që i bëri lidhur me zhdukjen e deputetit Rexhepi, e për të cilin thoshte se është kidnapuar.
“I dëshpëruar nga disfata, Mickoski dje përhapte të pavërteta për gjoja rrëmbimin e deputetit, ndërsa i njëjti deputet publikisht ka bërë të ditur se ka qenë nën kërcënime pikërisht nga opozita.
Për shkak të dëshirës së gjorë për pushtet, Mickoski u ul në tryezë me strukturat anti NATO dhe anti BE, parti të cilat janë kundër konceptit të një shoqëri për të gjithë.
Për këtë dështim të fundit të tij, Mickoski nuk duhet të kërkojë alibi dhe t’ia hedhë përgjegjësinë askujt, faji është jashtëzakonisht i tij”, thonë nga LSDM.
Nga LSDM u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të qetë sepse ata bashkë me forcat demokratike dhe deputetët do të sigurojnë stabilitet për përparimin e vendit.//Zhurnal.mk