Shkup, 11 nëntor – Presidenti francez Emanuel Makron, ka dërguar letër të besueshme deri te të gjithë ambasadorët francezë në vendet e anëtarëve të BE-së, ku shprehë qëllimin e tij për të filluar negociatat mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë deri në fundvit, informon Zhurnal.
Makron në letrën e tij ka shkruar dy data konkrete. I pari është më 14 dhjetor, afati për zgjidhje të kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Deri në këtë datë dy vendet ballkanike duhet të arrijnë patjetër marrëveshje që do të sjellë deri në tejkalimin e vetos nga Sofja për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë, me këtë edhe të Shqipërisë në BE.
Data e dytë është 31 dhjetor, atë ditë kur duhet zyrtarisht të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Është caktuar që samiti i fundit për sivjet të mbahet më 14 dhjetor. Nëse arrihet marrëveshje prë dy vendet ballkanike, Bashkimi do të japë dritë jeshile për procesin.
Në muajin e fundit të ngelur, pritet ambasadorët francezë në vendet e BE-së të mbajnë një seri intenzive të takimeve që të përpiqen të zbatojnë urdhërin e Makron.
Besohet se arsyeja kryesore për këtë presion është lidhur me marjen e kryesisë së BE-së nga ana e Francës nga 1 janari 2022. Parisi nuk dëshiron gjëra të pazgjidhura gjatë udhëheqjes me BE-në.
Makron ka marë miratim për iniciativën e tij madje edhe nga Angela Merkel.//Zhurnal.mk