• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Malas: Për situatën në Maqedoninë e Veriut, përgjegjësi kanë e dhe disa shtete të BE-së

usrargument by usrargument
09/11/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
Malas: Për situatën në Maqedoninë e Veriut, përgjegjësi kanë e dhe disa shtete të BE-së
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 9 nëntor – Ekziston përgjegjësi edhe tek vendet konkrete të Bashkimit Evropian, thotë ish-ambasadori i Greqisë në Shkup Aleksandros Malas për televizionin grek “Skaj”, duke i analizuar ngjarjet tek ne dhe sqaroi se situata aktuale ka të bëjë edhe me mossuksesin e disa vendeve të BE-së për të vendosur dritë jeshile për negociatat aderuese, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Jemi në fazë, që do të thosha se ishte e parashikueshme, pas dështimit të disa vendeve anëtare të BE-së për të “dhënë dritë jeshile” për negociatat aderuese, që ishin një nga motivet shumë të forta për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës dhe natyrisht për ratifikimi nga Kuvendi i Shkupit. Më lejoni të them se ka një përgjegjësi të vendeve të veçanta të Bashkimit Evropian”, tha Malas.

Për votimin e mosbesimit të Qeverisë të enjten, ambasadori me përvojë shpjegoi se nuk ishte në gjendje të parashikonte rezultatin dhe “si do të votojnë deputetët e partive shqiptare”.

“Por ajo që mund të them me shumë siguri, pasi isha ambasador në Shkup, është se të gjitha partitë shqiptare si kusht për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në e Ahmetit, do ta vendosin mosndërprerjen e Marrëveshjes së Prespës. Zbatimi do të jetë problematike”, tha Malas për “Skaj”.

Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, shpjegoi se ka dy veçori, njëra është se ajo është e vlefshme përgjithmonë, pra pafundësisht dhe e dyta është se askush nuk mund ta ndërpresë.

Duke u përgjigjur në pyetjen se çka do të ndodhë nëse qeveria e re është e VMRO-DPMNE-së dhe sapo nuk mund ta ndërpresë marrëveshjen, thjesht nuk e respekton atë, Malas ka shpjeguar se “terapia për shkeljen e marrëveshjes është shumë e paplotë” dhe janë tre nivele që do të vijojnë.

Previous Post

Nikollovski: Komunat ta ndjekin shembullin e Qeverisë për shfrytëzim racional të mjeteve buxhetore

Next Post

Qeveria shpalli gjendje krize në sektorin energjetik në kohëzgjatje prej 30 ditëve

usrargument

usrargument

Next Post
Qeveria do të mbajë seancën e 118-të

Qeveria shpalli gjendje krize në sektorin energjetik në kohëzgjatje prej 30 ditëve

Stay Connected test

Recent News

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 55-të

28/06/2022
Pa ujë përdoruesit e Rrugës së Lubotenit

Pa ujë banorët e fshatit Batincë

28/06/2022
Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

28/06/2022
Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

28/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort